• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MEGAOPERACIONI/ Gjykata lë në fuqi 20 prej 21 masave të caktuara ndaj grupit të Suel Çelës, “shpëton” vetëm avokatja
Home
Aktualitet
Kronikë

MEGAOPERACIONI/ Gjykata lë në fuqi 20 prej 21 masave të caktuara ndaj grupit të Suel Çelës, “shpëton” vetëm avokatja

27 November, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Posaçme la në fuqi 20 prej 21 masave të caktuara ndaj grupit te Suel Çelës.

Masa u lehtësua vetëm për avokaten Blerina Beqiri, nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për paraqitje”.

Përmes një njoftimi zyrtar, Struktura e Posaçme bëri me dije se për të kontrolluar territorin, organizata e angazhuar në trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Europë, synonte eliminimin fizik të anëtarëve të një grupi kriminal rival në Elbasan.

Gjithë aktiviteti financohej nga paratë e trafikut të drogës. Referuar hetimit të bazuar në komunikimet e koduara SKY ECC dhe veprime të tjera hetimore, SPAK bën përgjegjës anëtarët e këtij grupi për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj Ardian Çapjes, qershorin e vitit 2020. Çapja u qëllua me snajper në distancë në oborrin e banesës së tij. Organizata kriminale dyshohet se ka siguruar kushtet dhe mjetet për vrasjen e Bledar Muçës dhe Elton Kilës në dy ngjarje të veçuara në vitin 2020.

Në fushën e trafikut të drogës, SPAK i ngarkon mbi shpatulla kësaj organizate tentativën e trafikimit të gati 930 kg kokainë nga Ekuadori në Europë në dhjetor 2020 dhe atë të 466 kg kokainë në janar 2021. Përveç drejtuesit, Suel Çela, në role kyçe në organizimin kriminal SPAK veçon Mario Çelën, Bujar Shegën, Klaus Matishin dhe Xhino Rokën. Sipas SPAK, organizata kishte mundur të korruptonte funksionarin e Policisë, Dedan Gjoni dhe gjyqtaren Fatime Fetahu, që i furnizonin me informacione, si edhe ju ofronin lehtësira. Përmes ndikimit në gjyqësor, organizata lehtësonte pozitat penale të anëtarëve të saj në përballjet me drejtësinë, si edhe rëndonte pozitat e anëtarëve të grupit kundërshtar.

Në njoftimin zyrtar, SPAK thekson se Suel Çela ka synuar të manipulojë opinionin publik duke i paraqitur rivalët e tij si të paprekshëm për shkak të lidhjeve me politikën, duke rritur pozitat e tij dhe dëmtuar rivalët. Dyshohet, thotë SPAK, se këto synime i ka realizuar përmes bashkëpunimit me gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno, të cilët kundrejt përfitimeve monetare të paligjshme kanë mbajtur qëndrime në media, si dhe kanë publikuar artikuj dhe video që keqinformonin dhe manipulonin opinionin publik.

Sipas SPAK, hetimi vijon edhe për dokumentimin e veprimtarisë kriminale për persona të tjerë të dyshuar.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIRIMI I BERISHËS/ Ragon SPAK: Do e ankimojmë në Apel! Seanca për gjykimin vijon…
Previous article "NEGOCIATAT ME BE..."/ Rama merr pjesë në “Komisionin Xhafaj”: Anti-korrupsioni, proces patriotik

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT