• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRUMP PARALAJMËROI TARIFA SHTESË/ Reagon Kina: Askush nuk fiton nga lufta tregtare
Home
Nderkombetare

TRUMP PARALAJMËROI TARIFA SHTESË/ Reagon Kina: Askush nuk fiton nga lufta tregtare

26 November, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Kina ka lëshuar një reagim ndaj Donald Trump për planet e tij për të vendosur tarifa të reja, duke thënë se “askush nuk do të fitojë një luftë tregtare”.

Presidenti i zgjedhur tha të hënën se do të vendosë një tarifë shtesë prej 10 për qind për produktet kineze që hyjnë në SHBA kur të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, duke paralajmëruar se “sasi masive droge” po derdhen ende në SHBA, pavarësisht bisedimeve të shumta.

“Kam pasur shumë biseda me Kinën rreth sasive masive të drogës, veçanërisht fentanilit, që dërgohen në Shtetet e Bashkuara – por pa dobi”, shkroi ai në Truth Social. “Përfaqësuesit e Kinës më thanë se do të vendosnin dënimin e tyre maksimal, atë të vdekjes, për çdo tregtar droge që kapej duke e bërë këtë, por, për fat të keq, ata nuk e ndoqën këtë, dhe droga po derdhet në vendin tonë, kryesisht përmes Meksikës, në nivele të papara.

“Deri në momentin që ata të ndalojnë, ne do t’i ngarkojmë Kinës një tarifë shtesë prej 10%, mbi çdo tarifë shtesë, për të gjitha produktet e tyre të shumta që vijnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

Duke reaguar ndaj deklaratës së Trump, Liu Pengyu, zëdhënësi i Ambasadës Kineze në SHBA, shkroi në X: “Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar Kinë-SHBA është reciprokisht i dobishëm. Askush nuk do të fitojë një luftë tregtare apo një luftë tarifore.

“Autoritetet kundër narkotikëve të Kinës dhe SHBA-së kanë rifilluar komunikimin e rregullt që nga Samiti i San Franciskos. Pala kineze ka njoftuar palën amerikane për përparimin e bërë në operacionet e zbatimit të ligjit të SHBA-së kundër narkotikëve. Kina i është përgjigjur kërkesës së SHBA për të verifikuar të dhëna për raste të caktuara dhe masat e marra”.

Ai shtoi: “Të gjitha këto dëshmojnë se ideja e Kinës që me vetëdije lejon që pararendësit e fentanilit të rrjedhin në Shtetet e Bashkuara bie plotësisht në kundërshtim me faktet dhe realitetin.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS 45-VITESZH/ “Goca e Kaçanikut” rikthehet në skenën e TKOB
Previous article KONFLIKTI DREJT SHUARJES? Ministrat e Jashtëm të G7: Është koha për armëpushim në Liban

s.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA DREJT MISIONIT NË GAZA/ Qeveria miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve Botë

SHQIPËRIA DREJT MISIONIT NË GAZA/ Qeveria miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik Botë

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT