• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E REJA NGA MASAKRA E DOBRAÇIT/ Arrestohet autori që vodhi “Range Rover”-in
Home
Breaking News

DETAJET E REJA NGA MASAKRA E DOBRAÇIT/ Arrestohet autori që vodhi “Range Rover”-in

26 November, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja janë zbuluar nga masakra me 4 viktima në Dobraç të Shkodrës, ngjarje e ndodhur më 30 tetor të këtij viti, ku u vranë Hamza Lici, Arlind Bushati, dhe çifti i bashkëshortëve, Bashkim e Flutura Basha, të cilët po kalonin rastësisht me motor.

Dy javë më parë policia ka arrestuar personin që kishte vjedhur makinën tip Range Rover që u përdor nga autorët e krimit dhe u dogj pas vrasjes.

Arrestimi i tij është bërë në Shkodër dhe është mbajtur i fshehtë nga grupi hetimor, pasi mund t’i ndihmojë ata në zbardhjen e vrasjes. Mjeti rezultoi të ishte vjedhur në Durrës, dhe ishte denoncuar nga pronarët më 17 prill të këtij viti.

Autori i vjedhjes së makinës është marrë disa herë në pyetje për të treguar nëse ka dijeni për rrethanat e vrasjes në Dobraç, por në asnjë moment nuk ka pranuar të japë deklarime.

Dëshmija e tij konsiderohet kyçe për policinë e Shkodrës dhe prokurorët e SPAK që po hetojnë çështjen, me dyshimet se vrasja është kryer nga një grup kriminal.

Pak ditë më parë, me dyshimin se nuk kishin kryer detyrën siç duhej, u arrestuan 4 efektivë të Shqiponjave për shpërdorim detyre. Ata akuzoheshin se nuk kishin siguruar siç duhej ve din e ngjarjes dhe kishin lejuar të largohej prej andej një person i tretë, për të cilin dyshohet të ishte Ibrahim Lici, një personazh i kërkuar për vrasje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PO TAKOJ VËLLEZËRIT, NËSE NUK VIJ...."/ Hoxha zbulon mesazhin e Eduart Reçit
Previous article KËRCËNIMI I GJYQTARES FETAHU/ Saimir Kodra zbulon bisedën me Altin Dumanin: E falenderoj sepse…

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE PARA BASHKISË SË DURRËSIT/ Banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit Aktualitet

TENSIONE PARA BASHKISË SË DURRËSIT/ Banorët e Nishtullës në protestë për mungesën e bonusit të strehimit

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark... Aktualitet

ZBARDHEN DETAJE/ Si e plagosi 30-vjeçari gruan me thikë? E qëlloi në krah dhe bark...

PËRGJEGJËSI I OSHEE KAPET ME MAKINA TË VJEDHURA/ Arrestohet për hetim në lidhje me ngajrje kriminale... Aktualitet

PËRGJEGJËSI I OSHEE KAPET ME MAKINA TË VJEDHURA/ Arrestohet për hetim në lidhje me ngajrje kriminale...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT