Një 42-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pasi është qëlluar me një mjet prerës nga bashkëatdhetari i tij.
Viktima është identifikuar si Nikolin Nika, baba i dy fëmijëve të mitur, me origjinë nga Shkodra dhe rezident prej vitesh në vendin fqinj.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur ditën e djeshme (24 nëntor) rreth orës 18:30. 42-vjeçari u gjet i plagosur në një trotuar përpara një lokali në ‘Viale Delle Vittoria’. Edhe pse urgjenca shkoi në vendin e ngjarjes nuk arritën ta shpëtonin pasi Nika kishte marrë tre plagë në qafë.
Ndërkohë disa orë pas incidentit, autotritet italiane ndaluan një bashkatdhetar të viktimës në qytet, 62-vjeçar, që e mohoi autorësinë. Në përfundim të marrjes në pyetje ai u arrestua për vrasje me dashje dhe u dërgua në burg.
Megjithatë ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur mes të dyve që solli këtë ngjarje tragjike, raporton Corriere. Policia po kërkon për pamje filmike, teksa as arma e krimit, një çaçavidë, nuk është gjendur ende. Efektivët shoqëruan edhe banakierin e lokalit.
Tre plagët në qafë janë shkaktuar nga një armë me teh, e cila ende nuk është gjetur dhe pritet të ketë shoqërime të tjera.
Viktima Nikolin Nika, i cili prej vitesh jeton në Bettola, ka lënë pas gruan dhe dy fëmijët.


