• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GJASHTË DITË “ROJE” PËR TË VRARË REÇIN/ Polici e qëlloi edhe më 8 nëntor, por plumbi s’e kapi
Home
Aktualitet
Kronikë

GJASHTË DITË “ROJE” PËR TË VRARË REÇIN/ Polici e qëlloi edhe më 8 nëntor, por plumbi s’e kapi

25 November, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Tiranës njoftoi ditën e djeshme se arrestoi vëllezërit Shkëlqim (oficer policie në komisariatin nr.2 në kryeqytet) dhe Florian Duka. Vëllezërit Duka, 48 dhe 45 cjeç dyshohet se kanë ekzekutuar biznesmenin Eduart Reçi mbrëmjen e 13 nëntorit.

Gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene, mëson se Reçi u ndoq për 6 ditë nga autori i dyshuar i vrasjes, Shkëlqim Duka.

Përmes pamjeve filmike, është vërtetuar se 48-vjeçari e ka ruajtur për 6 ditë Eduart Reçin.
Nga data 8 nëntor deri më 13 nëntor, natën e krimit, Shkëlqim Duka ka qëndruar i fshehur në një shkallë metalike të një hoteli ngjitur me lokalin e tij ku kishte pamje vizuale nga oborri i pallatit të Eduart Reçit.

Gjithashtu, përmes pamjeve filmike, policia ka parë një person i cili pozicionohet në pozicion qitje me një armë në dukje me dylbi.

Nga data 8 deri në 13 nëntor, Shkëlqim Duka e ka pritur Eduart Reçin nga ora 7 deri në 11 të darkës për 6 ditë me radhë. Vetëm në datën 11 nuk e ka ruajtur pasi ka qenë në punë në detyrë.

Policia ka dyshime që edhe më datën 8 nëntor autori ka qëlluar por plumbi nuk ka shënjestruar objektivin.

Ditën e djeshme, pas arrestimit, policia gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit dhe banesës së 2 vëllezërve dhe në magazinën e lokalit, gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pjesërisht e dëmtuar, gjashtë objekte cilindrike te ngjashme me silenciatorë me përmasa të ndryshme, pjesë dhe mekanizma të ndryshëm që përdoren për silenciatorët, dy jelekë antiplumb dhe pajisje të ndryshme elektronike të cilat dokumentojnë veprimtarinë dhe dinamikën e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se Eduart Reçi po angazhohej për të ndërtuar një pallat, ndërtimi i të cilit kërkonte bashkëpunim dhe dakortësim edhe me persona të tjerë (kufitar me pronën e viktimës).

Ndër personat me të cilët Reçi kishte diskutuar lidhur me këtë problematikë dhe ka pasur konflikt mbi pronësinë e truallit, janë vëllezërit Florian dhe Shkëlqim Duka.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, njoftoi policia ditën e sotme.

NGJARJA

Eduart Reçi u ekzekutua në një atentat të organizuar pranë pallatit ku jetonte, të cilin e kishte ndërtuar edhe vetë.

Autorët e krimit raportohet se kanë pritur derisa Eduart Reçi të dilte nga banesa dhe e kanë qëlluar, dyshohet, nga distanca.

Bizmesmeni i ndërtimit, i cili dikur ka qenë punonjës i SHISH, mori një plumb të vetëm në kokë dhe u dërgua te Trauma, por nuk arriti të mbijetonte.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës (13 Nëntor) rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica”, ndërsa mësohet se kamerat e sigurisë kanë filmuar vetëm momentin kur vikima është qëlluar me plumb dhe është rrëzuar në tokë, por jo atentatorët.

Biznesmeni është baba i dy fëmijëve, ndërsa familjarët kanë deklaruar se nuk kanë pasur konflikte.

/a.r

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK DËGJON TOMI"/ E mrat e gjyqtarëve dalin në bisedat e Sky Ecc. Detaje nga megaoperacioni i SPAK, arrest shtëpie për...
Previous article "NË FILTËR VENDIMET E VETINGUT"/ Dumani: Shqetësim gjyqtarët e prokurorët që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptiv

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës Aktualitet

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT