• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MESAZHET KËRCËNUESE/ Putin: Rusia do të vazhdojë të testojë raketën e re balistike
Home
Nderkombetare

MESAZHET KËRCËNUESE/ Putin: Rusia do të vazhdojë të testojë raketën e re balistike

22 November, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se raketa e re balistike me rreze të mesme veprimi e shtetit të tij, e cila është e aftë të bartë koka bërthamore, do të vazhdojë të testohet, përfshirë edhe në kushte luftuese, siç ndodhi më herët gjatë javës kur Rusia e sulmoi me këtë raketë Ukrainën.

“Ne do të vazhdojmë këto testime, përfshirë edhe në kushte luftuese, varësisht nga situata dhe natyra e kërcënimeve të sigurisë që po krijohen për Rusinë”, tha Putin më 22 nëntor gjatë takimit me zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe zyrtarët e industrisë ushtarake.

Rusia e ka përdorur të ashtuquajturën raketë hipersonike, Oreshnik, kundër Ukrainës më 21 nëntor, kur sulmoi qytetin Dnipro.

Putin tha se ky sulm ishte pjesë e kundërpërgjigjes së Moskës kundër sulmeve ukrainase me raketat amerikane, ATACMS dhe atyre britanike, Storm Shadoë.

Ditë më parë është raportuar se Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar i kanë dhënë leje Kievit që të përdorë këto sisteme raketore për të goditur territorin rus.

Zyrtarët ukrainas fillimisht kishin akuzuar Rusinë se kishte përdorur një raketë balistike ndërkontinentale. Por, Putin më pas njoftoi se sulmi ishte kryer me një raketë të re balistike me rreze të mesme veprimi.

Putin tha më 22 se raketa e re nuk është ndonjë përditësim i armatimit të mëhershëm, të dizajnit sovjetik./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RESHJET E DENDURA TË SHIUT DHE ERA E KEQE/ Rreth 6 mijë banorë në zonën e Krujës pa energji elektrike
Previous article GRABITET MUZEU NË FRANCË/ Banda e armatosur vjedh bizhuteritë me vlerë 7 mln euro

s.autor

Postime të ngjashme

SPEKULIME PËR SHËNDETIN E MOJTABA KHAMENEI/ Irani paralajmëron publikimin e pamjeve të liderit suprem: Do të shfaqet mes njerëzve dhe në rrugë Botë

SPEKULIME PËR SHËNDETIN E MOJTABA KHAMENEI/ Irani paralajmëron publikimin e pamjeve të liderit suprem: Do të shfaqet mes njerëzve dhe në rrugë

ZJARRET MASIVE PËRFSHIJNË KANADANË/ Mijëra banorë evakuohen, shkrumbohen banesat Botë

ZJARRET MASIVE PËRFSHIJNË KANADANË/ Mijëra banorë evakuohen, shkrumbohen banesat

"SHUMË E DHIMBSHME"/ Hunter Biden zbulon gjendjen shëndetësore të ish-presidentit amerikan: Kanceri është përhapur në kocka Botë

"SHUMË E DHIMBSHME"/ Hunter Biden zbulon gjendjen shëndetësore të ish-presidentit amerikan: Kanceri është përhapur në kocka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT