Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur një ditë më parë në qytetin e Laçit ku sipas policisë dyshohet se babai dhunonte e abuzonte seksualisht me vajzën e tij.
Burime bëjnë me dije se e mitura ditët e fundit kishte munguar në shkollë dhe se mësuesit e kishin referuar rastin në zyrën arsimore të Kurbinit.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se 53 vjeçari G. Z ishte i divorcuar dhe se vajza jetonte me të atin në të njëjtën banesë. Kanë qenë fqinjët që kanë referuar rastin në polici pasi kanë dëgjuar të bërtiturat e vajzës e fjalorin banal. Moment kur dyshohet se ajo është abuzuar seksualisht nga i ati.


