• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
JEPET VENDIMI/ Gjykata dënon me 18 vjet burg Talo Çelën për grabitjen e Rinasit
Home
Aktualitet
Kronikë

JEPET VENDIMI/ Gjykata dënon me 18 vjet burg Talo Çelën për grabitjen e Rinasit

21 November, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata dënon me 18 vjet burg Talo Çelën si organizator i megagrabitjes së Rinasit. Talo Çela akuzohet për grabitjen e 4.5 milionë eurove në aeroportin e Rinasit në prill të vitit 2019.

Vendimi u dha nga trupa e gjyqtarëve e përbërë nga Erjon Bani, Rudina Palloj dhe Elsa Ulliri. Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar më 4 nëntor dënimin e Talo Çelës me 19 vite burg.Ai u shpall në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Plumbi i Artë”, që çoi në kapjen e Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhajt si dhe të disa personave të tjerë, pjesë e botës së krimit.

Për ngjarjen e 2019, GJKKO në tetor të vitit të shkuar dënoi me 122 vite burg 7 të pandehurit e grupit kriminal.

Klement Çala u dënua me 20 vite, ndërsa gjashtë të tjerët Oltion Veseli, Renaldo Sulaj, Saimir Cela, Oltion Pikli, Alkon Bengasi dhe Eldi Çala me 17 vite burg.

Të dënuarit po e vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Çela, një nga emrat më të shumëkërkuar të drejtësisë shqiptare, akuzohet për vrasjen e vëllezërve Haxhia si dhe dyshohet në përfshirjen e ekzekutimit të katër personave të tjerë, Indrit dhe Arben Dylgjerit, një shtetasi turk në 28 dhjetor 2018, si dhe Andi Zylyfit rreth një vit më pas.

Në grabitjen e Rinasit morën pjesë edhe vëllezërit Haxhia, ku njëri prej tyre, konkretisht Viktori dyshohet se mori pjesë në modifikimin e furgonit. Vetë Çela dyshohet se kishte ndihmuar në modifikimin e furgonit të përdorur me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, me qëllim që të futej lehtësisht në pistën e Rinasit, ku ndodhi edhe grabitja.

Ai akuzohet se ka porositur vrasjen e vëllezërve Haxhia sepse ata nuk po i jepnin paratë që grabitën bashkë në Rinas.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË HETIM PËR PASURINË/ Deputeti i PD, Asllan Dogjani paraqitet në SPAK
Previous article ÇFARË NDODHI NË QYTETIN STUDENTI? Dyshohet për plagosje me thikë

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë Aktualitet

TENSIONE NË BULEVARD/ Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit paqësorë para Ministrisë së Arsimit, policia i sulmon me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

"NUK KAM KORRUPTUAR..."/ Ermal Beqiri flet nga gjykata franceze, hedh akuza për proces politik Aktualitet

"NUK KAM KORRUPTUAR..."/ Ermal Beqiri flet nga gjykata franceze, hedh akuza për proces politik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT