Jon Kraja është një artist shqiptar kontemporan i cili ka lindur në vitin 1970.
Menjëherë pas rënies së komunizmit ai është shpërngulur jashtë Shqipërisë, për të vazhduar ëndrrën e tij të pikturës dhe artit modern.
Ai e ka vizituar shpesh vendin e tij ku nuk ka nguruar që të marrë edhe iniciativa për galeri të hapura me krijimet e veta.
Ndërkohë ekspozita e fundit e Krajës është titulluar “In the name of the FATHER”, ose thënë në shqip “Në emër të BABAIT”.
“Jam inspiruar nga jeta e trupit tim”, ka thënë Kraja për këtë ekspozitë.
Ne ju sjellim një video shkëputur nga krijimi i tij i fundit.
Përgatiti: AlpeNews.al


