Një shtetas në një fshat malor të Gramshit dyshohet ka humbur jetën pasi ka mbetur i plagosur në rrethana të paqarta në oborrin e shtëpisë pak pas mesnate.
Burime jo zyrtare bënë me dije se rreth orës 00:30, shtetasi i identifikuar si Arjan Dakare 31 vjeç është gjetur nga familjarët i plagosur në gjendje të rëndë në oborrin e shtëpisë në fshatin Gribë i bashkisë Gramsh.
Paraprakisht dyshohet se ai ka mbetur i plagosur aksidentalisht në oborrin e shtëpisë së tij. Ai mendohet se është futur me shpejtësi në oborr me motomjetin e tij dhe është përplasur me fijen e telit ku thajnë rrobat pas larjes.
Kjo ka rezultuar fatale pasi fija e telit i ka dëmtuar fytin dhe nga shpejtësia drejtuesi i motorrit ka rënë nga lartësia prej 4 m e murit mbajtës.
Elbasan/Informacion paraprak
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


