Tetë raketa 107 mm goditën selinë e kontingjentit italian dhe sektorin perëndimor të UNIFIL në Chamaa, në jug të Libanit.
Disa zona të jashtme dhe magazina e pjesëve të këmbimit të bazës ku nuk kishte ushtarë u goditën gjithashtu.
Pesë ushtarë italianë janë nën kujdesin e mjekëve të bazës dhe raportohen në gjendje të mirë shëndetësore, janë rrezikut për jetën.
Po vijojnë hetimet për përcaktimin e pikënisjes së të shtënave dhe identifikimin e autorëve, ndërsa ushtria e Izraelit reagoi lidhur me ngjarjen përmes një postimi në rrjetin social “X”.
“Raketat që goditën një pozicion UNIFIL në Libanin jugor pranë fshatit Ramyeh “u lëshuan nga Hezbollahu”.
Sipas IDF, raketat u lëshuan nga Hezbollahu nga zona Deir Aames në një nga bombardimet e saj drejt Izraelit.
Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, tha se sulme të tilla të vazhdueshme ndaj bazave italiane të UNIFIL në Liban, janë të patolerueshme.


