• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAFIK EMIGRANTËSH DHE MALLRA KONTRABANDË/ AMP arreston Shefin e Krimeve në Gjirokastër dhe 5 punonjës të tjerë (EMRAT)
Home
Breaking News

TRAFIK EMIGRANTËSH DHE MALLRA KONTRABANDË/ AMP arreston Shefin e Krimeve në Gjirokastër dhe 5 punonjës të tjerë (EMRAT)

18 November, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zhvilluar një operacion të gjerë, duke ndaluar dy punonjës policie, një doganier dhe dy shtetas të tjerë, të dyshuar për veprime të paligjshme, përfshirë shpërdorim detyre, kontrabandë dhe falsifikim dokumentesh. Operacioni, i cili u mbështet nga hetimet disa mujore ka çuar gjithashtu në shpalljen në kërkim të një tjetër punonjësi policie.

Në përputhje me urdhërat e ndalimit të lëshuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Gjirokastrës, janë ndaluar:

-Kryekomisar Alfred Kondi, Shef i Sektorit të Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë të Vlorës dhe Gjirokastrës, i cili dyshohet për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shpërdorim i autoritetit policor”, kryer në bashkëpunim.

-Nënkomisar Xhevit Dine, Specialist në Seksionin e Inteligjencës dhe Arkivës Kriminale, gjithashtu i dyshuar për “Shpërdorim të detyrës” në bashkëpunim.

Feim Onjea, pjesë e forcës speciale Shqiponja, i dyshuar për “Shpërdorim të detyrës” dhe “Shpërdorim të autoritetit policor” në bashkëpunim. Ai aktualisht është shpallur në kërkim.

Po ashtu, janë ndaluar edhe dy shtetas për veprat penale të “Kontrabandës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.

-Bledar Mustafaraj, doganier në degën doganore të Kakavijës, i dyshuar për “Falsifikim dokumentesh” dhe “Kontrabandë nga punonjës të lidhur me veprimtarinë doganore”.

-Ili Muho dhe Kleodor Kazo, të dyshuar për “Kontrabandë me mallra të tjera” dhe “Falsifikim vulash, stampash dhe formularësh” kryer në bashkëpunim.

Hetimet zbuluan se të dyshuarit ishin të përfshirë në një seri aktivitetesh kriminale. Ata dyshohet se kanë organizuar trafikimin e emigrantëve të paligjshëm dhe kanë favorizuar kontrabandën e mallrave të ndryshme përfitime të paligjshme. Po ashtu, janë të dyshuar për organizimin e lojërave të fatit, në formën e basteve sportive, gjithashtu me qëllim përfitime monetare të jashtëligjshme.

Në përpjekje për të fshehur aktivitetet e paligjshme, punonjësit e policisë dhe doganës, duke shfrytëzuar pozitat dhe detyrat e tyre, kanë ndikuar për të mundësuar dhe lejuar ushtrimin e këtyre aktiviteteve ilegale nga shtetas të ndryshëm.

Si provë materiale, agjentët e AMP-së sekuestruan një automjet tip ML dhe katër aparate celular, të cilat do të përdoren për të hedhur dritë mbi përfshirjen e të dyshuarve në këtë aktivitet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRITET 28-VJEÇARI NË TIRANË/ Gjendet në Farkë një makinë e djegur. Dyshohet se u përket autorëve (EMRI)
Previous article HUMBJA E DY PRINDËRVE/ Rozana Radi: Boshllëk që askush s’mund ta plotësojë

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve Aktualitet

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT