Ngjarje e rëndë në Tiranë. 4 adoleshentë të moshës 14 vjeçarë nxënës të shkollës 9 vjeçare ‘Fan Noli’ janë përfshirë në një sherr ku mësohet se është përdorur edhe një thikë.
Martin Cani 14 vjeç është goditur në zemër dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës. Ndërkohë Luis Meçja 14 vjeç ka plagë në gjoks dhe ndodhet në gjendje stabël në spital.
Cani, i cili ishte pjesë e Dinamo U-15, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubi i ka shprehur ngushëllime familjes Cani, duke treguar kështu mbështetjen e tyre në këtë moment të vështirë.
Postimi:
-Ngushëllim-
Jemi thellësisht të tronditur nga lajmi tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit tonë Martin Cani, pjesë e skuadrës U-15.
Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi FC Dinamo City i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Cani dhe i gjenden pranë në këto momente shumë të vështira.
U prehsh në paqe Martin!



