• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KOKAINA NGA AMERIKA LATINE NË SHQIPËRI/ Kolumbiani e 2 venezuelianët në GJKKO: Në Shqipëri për të mbjellë flokët e turizëm
Home
Aktualitet
Kronikë

KOKAINA NGA AMERIKA LATINE NË SHQIPËRI/ Kolumbiani e 2 venezuelianët në GJKKO: Në Shqipëri për të mbjellë flokët e turizëm

18 November, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dalin në GJKKO 10 të arrestuarit si pjesë e grupit kriminal të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine e cila pasi përpunohej në Shqipëri në një laborator të sofistikuar në fshatin Qerekë të Fushë-Krujës cohej drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Gjyqtarja e masave është Irena Gjoka, ndërsa prokuror Adnand Xholi.

Tre shtetasit e huaj kanë mohuar të kenë lidhje me trafikun e kokainës. Ata kanë thënë se ndodheshin në Shqipëri për turizëm dhe mbjellë flokët.

Operacioni i SPAK u ndërmor pasditen e 15 nëntorit 2024 me arrestimin e 7 shtetasve shqiptarë dhe 3 shtetasve të huaj, 1 kolumbian dhe 2 nga Venezuela.

850 lëkurat e kriposura të gjedhit në të cilat është fshehur kokainë, hetuesit shqiptarë në bashkëpunim me partnerët e huaj, e dinin shumë mirë se ishin ngarkuar në kontejnerë në vende të Amerikës Latine dhe do të vinin në rrugë detare në portin e Durrësit. Plot 48 ton, në dy ngarkesa, njëra në shtator dhe tjetra në nëntor, janë vëzhguar nga SPAK dhe janë lënë të veprojnë të lira deri në itinerarin e fundit, për t’i dhënë goditjen finale grupit të drogës, me 10 arrestime në total.

Për grupin hetimor, 4 nga 7 shqiptarët e arrestuar janë kryesorët e grupit, organizatorë dhe financues të rrjetit kriminal të trafikut të kokainës drejt Shqipërisë, dhe më tej shitjen e saj në tregjet e vendeve europiane.

Shqiptarja.com zbardhi ekskluzivisht dhe rolet e të arrestuarve. Rolin kryesor dyshohet ta ketë Geis Fejsullai 42 vjeç. Vila në rezidencën e banimit “Kodra e Diellit 2” në Tiranë, që shërbente si bazë e grupit, dyshohet të jetë e tij, në pronësi apo e marrë me qira, ndërkohë SPAK ende po e heton aty, dhe në një tjetër ambient mbështetës të këtij grupi, pranë portit të Durrësit, u gjetën në total 6.1 kg kokainë.

Sipas SPAK tre shtetasit e huaj do të ndihmonin për ta nxjerrë përmbajtjen narkotike nga lëkurët e gjethëve. Ata udhëtuan drejt kryeqytetit shqiptar hapën një kompani për futjen e lëkurëve të gjethëve, duke e regjistruar në emër të një shtetasi që rezulton i pa implikuar në trafik dhe përmes saj futën ngarkesat, të cilat u shpërndanë në dy pika, njëra pak kilometra larg Tiranës. Ende nuk dihet sasia totale e kokainës, e sjellë përmes lëkurëve të bagëtive në dy ngarkesa, të shtatorit dhe nëntorit.

Banesa e shndërruar në laborator ku 3 kimistë të huaj, nga Kolumbia e Venezuela akuzohen se ndanin drogën nga lëkura, dyshohet të jetë në pronësi Endi Sejdini vetëm 25 vjeç, e pozicionuar në pikë strategjike, pranë aeroportit të Rinasit, në fshatin Qerekë.

Klajdi Birçe 30 vjeç dhe Artion Çaushllari, 37 vjeçar një personazh që ka ushtruar edhe funksione publike pasuar nga, po ashtu sipas SPAK janë në mesin e organizatorëve dhe financuesve. Ndërsa 37-vjeçari Aldi Zonja, Ismail Abdurrahmanaj 51 vjeç nga Shkodra dhe Baki Huqi 57 nga Durrës, i dënuar për dy vrasje në ’97 dhe 2013-ën, kishin role dytësore në shërbim të aktivitetit kriminal

4 shqiptarë banues në Tiranë, në mesin e 10 të arrestuarve, ishin ‘kokat’ e grupit të trafikut të kokainës që u godit nga SPAK. Droga vinte nga vendet e Amerikës Latine, por një pjesë edhe nga Brazili. Për këtë arsye kreu i SPAK, Altin Dumani ishte për vizitë në Brazil, ku u takua me zyrtarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA NË UKRAINË/ Në shënjestrën e Kievit janë depot ruse, por edhe trupat e Koresë së Veriut
Previous article E SHOQËRUAR NGA E BIJA/ Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK! Pritet të marrë...

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria Aktualitet

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit Aktualitet

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit

PROTESTA NË TIRANË/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT