• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJE TË REJA NGA LABORATORI I KOKAINËS NË TIRANË/ Dy kimistë nga Venezuela dhe një kolumbian prodhonin kokainën, më pas shitej në…
Home
Breaking News

DETAJE TË REJA NGA LABORATORI I KOKAINËS NË TIRANË/ Dy kimistë nga Venezuela dhe një kolumbian prodhonin kokainën, më pas shitej në…

16 November, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me goditjen e laboratorit të kokainës të zbuluar në fshatin Qerekë të Fushë Krujës. Përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në News24, vetëm disa metra nga shtëpia e kthyer në laborator droge, gazetari Igli Çelmeta zbuloi se dy shtetas nga Venezuela dhe një nga Kolumbia ishin 3 kimistët që kishin si detyrë prodhimin e lëndës narkotike.

Sipas informacionit të siguruar nga Çelmeta, dy shtetasit nga Venezuela dhe një nga Kolumbia ishin përgjegjës për operimin e laboratorit, i cili ishte ngritur në një shtëpi të fshehur në fshatin Qerekë. Ky laborator, sipas hetimeve, kishte si detyrë prodhimin e kokainës, duke përdorur një metodë të sofistikuar për fshehjen e lëndës narkotike, e cila kalonte nga Amerika Latine dhe transportohej deri në Shqipëri duke përdorur lëkurën e gjedhëve.

Droga fshihej në lëkurën e gjedhëve dhe më pas përpunohej nga kimistët e huaj, që e bënin këtë proces në laboratorin e fshehur. Pas përpunimit, kokaina tregtohej në Shqipëri dhe Spanjë kryesisht.

Përmes një operacioni të koordinuar nga SPAK, autoritetet arritën të sekuestronin rreth 89 kilogramë përzierje të ngurtë dhe 50 kilogramë solucion të lëngshëm për krijimin e kokainës. Po ashtu, janë konfiskuar gjithashtu pajisje të specializuara për ngritjen dhe funksionimin e laboratorëve të drogës, si dhe substanca kimike të përdorura në procesin e përpunimit.

Një tjetër gjetje e rëndësishme ishte sekuestrimi i rreth 48 tonëve lëkurë gjedhësh, që shërbenin si mbulesë për kokainën e kontrabanduar.

Ky laborator kishte nisur aktivitetin në vitin 2023, ndërkohë që procedimi penal është hapur nga autoritetet që prej atij momenti.

Shtëpia ku ishte ngritur laboratori i kokainës ndodhet në një zonë të fshehur dhe të izoluara, e cila nuk ka pasur fushëpamje nga rruga kryesore, duke i mundësuar kështu operacionet e fshehta pa rrezik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË ELBASAN/ Automjeti përplas këmbësorin! 54-vjeçari dërgohet në spital
Previous article KALOI KUFIRIN NGA SHQIPËRIA NË MALIN E ZI/ 35-vjeçari kapet me 76 kg kanabis në makinë

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve Aktualitet

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT