• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PUBLIKOHET FOTO E NJË PREJ TË ARRESTUARVE/ Si grupi kriminal trafikonte drogën nga Amerika Latine në Shqipëri
Home
Aktualitet
Kronikë

PUBLIKOHET FOTO E NJË PREJ TË ARRESTUARVE/ Si grupi kriminal trafikonte drogën nga Amerika Latine në Shqipëri

16 November, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Personi që shihni në foto është Aldi Zonja, një nga të arrestuarit mega-operacionit të SPAK, që zbuloi një laborator të avancuar droge.

Së bashku me të, ranë në pranga dhe 9 shqiptarë dhe 3 të huaj, me këta të fundit që ishin ekspertët e përpunimit të lëndës narkotike që fshihej në lëkurën e kafshëve. Bie në sy rruga si importohej droga nga Amerika Latine duke e fshehur në lëkurë gjedhi. Pas arkave me banane, trafikantët po përdorin skema të tjera trafikimi për t’i shpëtuar kontrolleve në dogana.
Gjatë operacionit janë sekuestruar material i papërpunuar prej 48 tonësh (rreth 850 lëkurë gjedhi) ku dyshohet se fshihet lëndë narkotike, të importuara nga Amerika Latine në shtator dhe nëntor 2024; 6.1 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë; 36,270 euro, 357,046 lekë të reja dhe 57 milionë peso kolumbiane (afërsisht 12, 200 euro); 89.5 kg përzierës të ngurtë dhe 50 kg solucion të lëngshëm për përgatitjen e kokainës; Pajisje për ngritjen e laboratorëve, si presa, axheton, epruveta qelqi, preparate kimike, mikrovalë, qese paketimi, dhe llampa nxehtësie; 22 telefona celularë, 2 laptopë, 7 karta banke dhe 17 karta SIM dhe 3 automjete të markave të ndryshme dhe dokumente të tjera të rëndësishme.

Nga të dhënat hetimore, rezulton se ky grup vepron si një rrjet ndërkombëtar kriminal, duke bashkëpunuar me organizata kriminale në Amerikën Latine për të trafikuar kokainën drejt Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Në vend, ata përdornin një laborator dhe ambiente ndihmese për ekstraktimin e drogës nga lëkurë gjedhi të kriposur, përpunimin e saj përpara se ajo të trafikohej në tregjet e destinuara. Struktura e grupit përfshinte shtetas nga disa qytete të vendit, role të mirë përcaktuara, duke përfshirë financues, transportues, përpunues, dhe shpërndarës.”- njoftoi SPAK.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DROGA ME TEKNOLOGJINË E FUNDIT QË PËRPUNOHEJ NË QEREKË/ SPAK zbulon sesi ndaheshin ROLET e trafikantëve
Previous article POLICIA ME DREJTUES NË QARQE/ Ministri Hoxha prezanton “kryepolicët” në Elbasan e Korçë: Çmontim grupeve kriminale

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve Aktualitet

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT