• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
PANAIRI I HELENËS PA KADARE/ Rrëfehet bashkëshortja e gjeniut të letrave: Më duket sikur do shfaqet në çdo çast
Home
Kulturë

PANAIRI I HELENËS PA KADARE/ Rrëfehet bashkëshortja e gjeniut të letrave: Më duket sikur do shfaqet në çdo çast

16 November, 2024 s.autor Kulturë

Me thënë të drejtën është një ndjesi që akoma nuk e kam gëlltitur. Më duket sikur nga çasti në çast do të shfaqet, do të vijë në shtëpi. Edhe në studion e tij, hap derën dhe akoma nuk jam futur. E vetmja gjë që më mban afër tij është të shkruarit. Atë që e bëj tani dhe si një terapi”, u shpreh ajo.

Zonja Kadare vjen me një libër me dy tregime, zhanrin me të cilin nisi të shkruajë dhe u njoh për herë të parë me Ismail Kadaren, që lexoi dhe komplimentoi veprën e saj, të publikuar te Zëri i Rinisë.

“E botova tregimin. Ismaili ishte në Moskë për studime pasuniversitare. Merr gazetën Zëri i Rinisë dhe thotë ç’është kjo vajza nga Shqipëria që paska shkruar. Ai më pas shkruajti dy rreshta: ‘më pëlqeu tregimi, shkruani dhe mos u trembni’. Nuk e di pse, por mora shumë vrull nga kjo histori. Kur e kam takuar pastaj, kur ai u kthye në Tiranë dhe ishte rastësisht në rrugë, ishte si një mrekulli”, tregoi Helena

Krimineli nga Kadizi dhe Gruaja e Lirë janë dy tregimet që shkrimtarja ka përfunduar së fundi.

“Po afronte panairi dhe unë kisha disa tema të paelaboruara dhe hapa blloqet e shënimeve ku ishin temat që mbaja shënim gjatë gjithë jetës dhe midis tyre gjeta dy tema që i kisha shumë përzemër u shkruan gjatë muajit tetor dhe fillimit të nëntorit”, shtoi ajo.

Mes pengjeve për krijimet që nuk ka arritur të botojë, Helena Kadare e sheh këtë provimin libri frymëzim për të sjellë te lexuesi më shumë vepra në vijim.

“Kam shumë pengje në fakt. Nga shënimet që kam mbajtur, gjej gjithë ato gjëra që më kujtohen që kanë një histori pas. Çdo shënim aty ka një histori pas. Kur i kam shkruar kam thënë sa të më jepet rasti do t’i nxjerr. Në fakt ky rast nuk erdhi. Nuk e gjeta dot kohën e mjaftueshme”.

Në stendën e shtëpisë botuese Onufri ndërkohë, veprat e Ismail Kadaresë tërheqin po të njëjtin interes nga vizitorët, që duan të njihen me krijimtarinë e gjerë, që e bëjnë të pavdekshme figurën e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPALLJA "NON GRATA"/ Berisha pranon se e humbi gjyqin me Blinken: Do i zhdukim prokororët e gjykatësit, siç u zhduk prokurori i Trump
Previous article THIRRJE EMIGRANTËVE TË KTHEHEN NË SHQIPËRI/ Rama: Peshoni se çfarë ju ngelet në fund. Mos rrini andej e paguani...

s.autor

Postime të ngjashme

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës Kulturë

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT