• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAS SKANDALIT TEK “ONKOLOGJIKU”/ Edmond Gashi fton pacientët të caktojnë vizitat: Jam gati…
Home
Aktualitet
Kronikë

PAS SKANDALIT TEK “ONKOLOGJIKU”/ Edmond Gashi fton pacientët të caktojnë vizitat: Jam gati…

12 November, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Mjeku onkolog Edmond Gashi ka dalë nga arresti shtëpiak prej kësaj të hëne, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur që të zbusë masën e sigurisë nën garancinë pasurore 20 milionë lekë. Tashmë, Gashi mund të vazhdojë punën si mjek në klinikat private.

Dhe kështu ka ndodhur. Fill vendimit të togave të zeza, klinika private “Megis” në pronësi të mjekut Edmond Gashi, ka njoftuar se ky i fundit është rikthyer në klinikë.

“Me kënaqësi ju informojmë se Dr. Edmond Gashi është rikthyer në klinikën tonë dhe është gati t’ju mirëpresë me kujdesin dhe përkushtimin që e karakterizon. Pas një periudhe sfiduese, Dr. Gashi është plotësisht i përkushtuar të vazhdojë të ofrojë shërbimin e tij profesional për të gjithë ju.

Ju ftojmë të rezervoni takimin tuaj për një përkujdesje shëndetësore të përkushtuar dhe të plotë. Dr. Gashi ju mirëpret”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga klinika private, e cila ishte gjithashtu pjesë e kontrolleve të SPAK, kur u zbardh skandali i mjekëve që merrnin para nga pacientët me kancer.

Edmond Gashi ndodhej në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, por vazhdimisht ka kërkuar heqjen e saj, sepse thoshte se kishte shumë pacientë që e prisnin për trajtim. Kërkesa e tij është pranuar dje nga Gjykata e Posaçme e Apelit dhe Edmond Gashi do të jetë i lirë me garanci pasurore 20 milionë lekë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BESNIKE E TIJ/ Trump pritet të zgjedhë Kristi Noem si Sekretare të Sigurisë Kombëtare
Previous article FITORJA E TRUMP/ Aplikacioni i Elon Musk parashikoi rezultatet ‘4 orë përpara’

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR DHE RADHË KILOMETRIKË NË KTHIM NGA JUGU/ Kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve Aktualitet

KTHEU MAGAZINËN NË PLANTACION DROGE/ Shqiptari arratiset pasi Gjykata italiane e liron! E tradhtoi ADN-ja në cigare dhe furçën e dhëmbëve

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT