Leonard Luzi u arrestua në Spanjë më 18 korrik. Policia spanjolle ra në gjurmë të tij asokohe, pasi kishte informacion se po organizonte vrasjen e një shtetasi shqiptar në Spanjë. Luzi u lokalizua dhe arrestua në ishullin e Ibizës.
Luzi nuk u arrestua për llogari të autoriteteve shqiptare, pasi në Spanjë kishte identitet tjetër. Gjatë verifikimit dhe marrjes së shenjave të gishtave, u zbulua se ai ishte në kërkim edhe në shtetin shqiptar dhe se bëhej fjalë për shtetasin Leonard Luzi.
Më 19 korrik autoritetet shqiptare i nisën atyre spanjolle dosjen e SPAK dhe dokumentacionet për ekstradimin e 47-vjeçarit, i cili më datë 9 nëntor u ekstradua.


