• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TËRMET POLITIK NË GJERMANI/ Scholz shkarkon ministrin e Financave
Home
Nderkombetare

TËRMET POLITIK NË GJERMANI/ Scholz shkarkon ministrin e Financave

7 November, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Koalicioni qeverisës gjerman është shembur. Kancelari Olaf Scholz, i Social Demokratëve (SPD) ka shkarkuar Ministrin e Financave Christian Lindner të Liberalëve (FDP).

“Sapo i kërkova Presidentit shkarkimin e Ministrit të Financave. E shoh të domosdoshme këtë hap për të shmangur dëmin ndaj vendit tonë. Ne kemi nevojë për një qeveri funksionale, që ka forcën për të marrë vendimet e nevojshme për vendin tonë”, njoftoi kancelari gjerman Olaf Scholz, të mërkurën në mbrëmje, se koalicioni tripartiak i qendrës së majtë në Gjermani dështoi dhe se e kishte shkarkuar ministrin e Financave, Christian Lindner.

Kancelari 66-vjeçar socialdemokrat nuk i kurseu kritikat e ashpra ndaj zëvendëskancelarit 45-vjeçar nga partia liberale. Ai e akuzoi për sjellje të papërgjegjshme, duke pasur parasysh gjendjen e jashtëzakonshme në të cilën ndodhet Gjermania.

“Lindner ka thyer besimin tim shumë herë. Nuk ka më bazë besimi për bashkëpunim të mëtejshëm. Udhëheqësi i FDP është më shumë i shqetësuar për klientelën e tij dhe mbijetesën e partisë së tij”, vuri në dukje Scholz.

Pas shkarkimit të ministrit të tyre, liberalët bënë të ditur se do t’i tërheqin edhe ministrat e tjerë nga koalicioni. Kryetari i grupit parlamentar, Christian Dürr, njoftoi në Berlin se ministrat e FDP-së do të paraqesin dorëheqjen e tyre kolektivisht te presidenti. Me këtë veprim, FDP i dha fund koalicionit trepalësh të qendrës së majtë. Dürr tha se tani duhet ta vendosin zgjedhësit se cilin drejtim duhet të marrë vendi, por premtoi se për periudhën e mbetur, FDP do të vazhdojë të jetë konstruktive në Bundestag dhe do të bashkëpunojë me të gjitha grupet parlamentare demokratike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I BËRI FRYMËMARRJE ARTIFICIALE HAMZA LICIT/ Personazhi misterioz në makinën e viktimave të Shkodrës
Previous article PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta, temperaturat me rënie

s.autor

Postime të ngjashme

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit Botë

REAGON SËRISH SHBA: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë Botë

PROTESTA/ Nis organizimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”, tubimi si asnjëherë më parë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së Botë

TAKIMI NË ZVICËR/ Pakistani: Të dielën zhvillohen bisedimet mes Iranit dhe SHBA-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT