• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Strakosha në “San Siro”, 15 muaj pas debutimit si titullar
Home
Futboll

Strakosha në “San Siro”, 15 muaj pas debutimit si titullar

27 January, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Thomas Strakosha këtë sezon është kthyer në një pikë referimi te Lazio. Këtë e tregoi edhe në sfidën e mesjavës ndaj Udineses, ku në të paktën dy momente ishte vendimtar me ndërhyrjet e tij.

Portieri i Kombëtares Shqiptare për nga pjekuria që ka treguar duket sikur ka vite që mbron portën e bardhekaltërve, kur, në fakt, kanë kaluar vetëm 15 muaj që nga momenti kur debutoi si titullar me skuadrën nga kryeqyteti. Pikërisht në “San Siro”, ndaj Milanit, do të kthehet të luajë këtë fundjavë.

Milan-Lazio e sezonit të shkuar shënoi startin e një rrugëtimi deri më tani fantastik për 22-vjeçarin. Në atë takim Strakosha pati shumë pak gabime dhe disa pritje që tregonin sinjalet e qarta për një të ardhme të ndritur. Zgjedhja e Simone Inzaghit, i cili duhet të vendoste mes Vargic dhe Strakoshës, rezultoi e goditur, shkruan SS.

Tashmë “gardiani” kuqezi është i lidhur plotësisht me ngjyrat e Lazios, ndaj dhe klubi nuk mund të mos ia shpërblente paraqitjet e mrekullueshme me rinovimin e kontratës deri në Vitin 2022, sigurisht duke i caktuar edhe një rritje të konsiderueshme të pagës vjetore.

Aktualisht Strakosha është me të drejtë një ndër personat që e interpreton më së miri rolin e portierit në një kampionat ku historikisht nuk kanë munguar “gardianët” e aftë.

Këtë të diel do të rikthehet në “San Siro” jo më si një njeri të cilit i ra fati të luajë në stadiumin mitik të qytetit të Milanos, por tanimë si një protagonist absolut i lazialëve dhe një prej talenteve më tërheqës të Serisë A.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Real Madrid më i dobët në histori, ja numri i pikëve në Santiago Bernabeu
Previous article Moderatori i Fiks Fare: “Hutohem nga velinat që kërcejnë”

Q.Autor

Postime të ngjashme

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë Futboll

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Trajneri Grima: Duam ta mbyllim me fitore këtë rrugëtim, vajzat e meritojnë

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm Futboll

NEYMAR HUMBET PËRFUNDIMISHT BOTËRORIN? Brazili publikon njoftimin më të rëndësishëm

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit Futboll

I PAVENDOSUR PËR MË TË MIRËN/ Kilian Mbape: Kam dëshirë të luaj kundër Kristianos ose Nejmarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT