• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TË TJERA DETAJE/ Makina që u përdor për masakrën e Shkodrës, është vjedhur në Durrës
Home
Breaking News

TË TJERA DETAJE/ Makina që u përdor për masakrën e Shkodrës, është vjedhur në Durrës

2 November, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Makina tip “Range Rover” që u përdor në atentatin me 3 të vrarë dhe 1 të plagosur në Shkodër, rezulton e vjedhur në Durrës. Policia ka mundur të zbulojë se ajo është e njëjta makinë që ishte denoncuar disa muaj më parë nga pronari i saj në qytetin bregdetar.

Kjo e dhënë e përftuar nga grupi hetimor, ka dalë pas këqyrjes numrit të mbetur në shasinë e mjetit që u gjet i shkrumbuar terësisht në fshatin Golem të Shkodrës, sëbashku me dy automatikë të përdorur në ngjarje.

Ky informacion ka zgjeruar hetimin e policisë dhe prokurorisë se Shkodrës, që po kryejnë veprime për të kuptuar nëse autorët e vjedhjes së automjetit kanë lidhje me ata të vrasjes.

Hetuesit po vijojnë gjithashtu kërkimet për këtë person që shfaqet në vendin e ngjarjes pranë trupave të viktimave Hamza Lici e Arlind Bushati.

Ai dyshohet se ka qenë në makinë me viktimat, por nuk është identifikuar ende. Grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që ai të jetë i shumëkërkuari Ibrahim Lici, vëllai i Hamzait që ishte në drejtimin e makinës tip “Benz” me targa korate që u qëllua me 30 plumba nga atentatorët.

Grupi hetimor është në pritje të rikuperimit të pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë, DVR-të e të cilave rezultuan të koduara.

Administrimi i tyre do ndihmonte hetuesit për të kuptuar itinerarin e lëvizjes së vrasësve, që dyshohet se kanë qenë për disa minuta në ndjekje të viktimave dhe i qëlluan për 300 metra në ecje.

Deri në këtë fazë, hakmarrja është pista kryesore e hetimit, për zbardhjen e ngjarjes që u mori jetën Hamza Licit, Arlind Bushatit dhe kalimtares Flutura Basha dhe la të plagosur bashkëshortin e kësaj të fundit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRI/ Aksident në aksin Berat-Lushnje, automjeti përplas këmbësorin, 60-vjeçari përfundon te Trauma
Previous article PSE TENSIONI I GJAKUT NXIT HUMBJEN E KUJTESËS? Ja çfarë duhet të bëni

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës Aktualitet

FOTOLAJM/ Bluza me mbishkrimin “Fuck you Blinken”, mbështetësit e Berishës dalin hapur në zemër të protestës

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

MARSHIMI/ Pas Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë edhe AKSHI-n: Rama jep dorëheqjen

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë Aktualitet

DALIN PAMJET/ Momenteti kur i riu tentoi të vidhte pikën e karburantit në Krujë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT