• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA NË SHKODËR/ KUSH fshihet pas makinës me TARGA KROATE që organizoi atentatin?
Home
Aktualitet
Kronikë

MASAKRA NË SHKODËR/ KUSH fshihet pas makinës me TARGA KROATE që organizoi atentatin?

30 October, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

DItën e sotme një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën pasi ka ndodhur një atentat me armë zjarri. Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën shtetasi H. L., dhe është plagosur rëndë shtetasi A. B.

Automjeti që udhëtonin shtetasit H.L dhe A.B, dyshohet ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi B.B dhe bashkëshortja e tij shtetasja F.B, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja F.B dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi B.B.

I ftuar në emisionin “Breaking” në Top News ishte eksperti për çështjet e sigurisë Fatjon Softa i cili ka folur rreth ngjarjes duke dhënë më shumë informacione dhe detaje rreth kësaj ngajrje. Softa ka theksuar se kjo ngjarje është ngjarje mes dy familjeve të cilat mund të kenë patur aktivitete kriminale duke përjashtuar motivin politik.

I vëllai iu vra sot në atentat, kush është “i forti” i Shkodrës?
“Është goditur biznesi familjar, kemi kërcënimin e djalit personit të plagosur dhe e treta ekzekutimi i tij, urojme që të mbijetojë por mesa duket gjendja është e rëndë. Brenda territorit forca e policisë s’ishtë në nivel të duhur, sepse ka patur kërcënim për t’a eleminuar dhe duhet t’fillonte hetimi. Duhet të jetë dhe policia të merret me ngjarjen. Nga kjo ngjarje e përjashtoj motivin politik, mund të jetë interes tjetër. Ngjarja ndaj këtij personi nuk është aktivitet politik sepse babai i të plagosurit nuk është më në politikë. Ngjarja mund të ketë karakter criminal ose aktivitete të dyshuar ku preken interesa. Familja Liçi dhe Bushati, objektiv ishte Bushati. Mendoj sepse janë ngjarje që shkojnë te i njejti person, pra goditja e biznesit fakti i kërcënimit të personit më pas goditja dhe mjeti i përdorur i kujt ishte? Mjeti ishte me targa kroate kush e kishte këtë mjet? A ka patur informacion policia? Lidhur me ktë s’duhet ta lidhim me vllain nëse e lidhim mund të jetë pistë hakmarrjeje me grupe të përplasura në aktivitete kriminale. Është e rëndësishme provat e para. Nëse ka vështirësi kjo polici mund të kërkojë ndihmë policia aty ku krimi është më dominant, s’është vetëm policia e Shkodrës është dhe e Elbasanit etj është e gjithë Shqipëria. Duhen sekuestruar serverat dhe kamerat dhe të bizneseve të tjera para ngjarjes nuk e di a do e bëjnë por duhet ta bëjnë shpejt se mund të fshihen kamerat. Personat që kanë qenë në venngjarje tregojnë vetëm dinamikën jo më shumë. Mund të ketë dhe punonjës policie të përfhirë se kto grupe kanë informacione për shërbimin e policisë. Duhet të shohim dosjen nëse ka patur denoncim kush e ka patur” tha Softa.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË SHTYRA DHE TË BËRTITURA/ Çfarë ndodhi në “BBVK”?
Previous article "SERBIA E INTERESUAR TA SHKATËRROJË..."/ Kryediplomatët e Kosovës dhe Serbisë përplasen në OKB

s.autor

Postime të ngjashme

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore Aktualitet

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore

ÇFARË PO PLANIFIKONTE?! Policia ndalon turistin suedez, i gjen pistoletën me karrikator të mbushur... Aktualitet

ÇFARË PO PLANIFIKONTE?! Policia ndalon turistin suedez, i gjen pistoletën me karrikator të mbushur...

AKSIDENT I RËNDË NË GJIROKASTËR/ Plagosen 4 persona Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË GJIROKASTËR/ Plagosen 4 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT