Pas bllokimit të rrugës me Range Rover-in e tij luksoz, në një prononcim për News 24, Flamur Noka tha se ky është akti i dytë i mosbindjes civile dhe se opozita do të vazhdojë me akte të tjera deri sa të plotësohen kauzat e opozitës.
“Ne jemi në mosbindje civile, sot është akti i dytë. Do të vazhdojmë me akte të tjera deri sa kauza jonë të triumfojë.
Është një kauzë për votën e lirë, për një Shqipëri demokratike dhe jo despotike, një kauzë që përmban thelbin e pluralizmit, se si duhet të jetë një qeveri, një kauzë ku duhet respektuar balanca e pushteteve.
Ne do bëjmë gjithçka në betëjën tonë, do vazhdojmë deri sa të gjunjëzojmë narkoregjimin.
Jemi për të kërkuar atë që i duhet Shqipërisë, që të frenohet shpopullimi.
Që vota e lirë të jetë e lirë. Shqipëria është mbajtur peng nga korrupsioni dhe bandat, është shpopulluar sipas të dhënave të fundit të Eurostat.
Sot shqiptarët janë të ndarë 95% në mjerim, dhe 5% lundrojnë në luks”, tha Noka.


