• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
“KONCESIONET DO MARRIN MË SHUMË PARA”/ Buxheti 2025 arrin në 14.23 miliard lekë
Home
Ekonomi

“KONCESIONET DO MARRIN MË SHUMË PARA”/ Buxheti 2025 arrin në 14.23 miliard lekë

28 October, 2024 s.autor Ekonomi

Kontratat koncesionare do të marrin më shumë para’ nga buxheti i shtetit për vitin 2025. Sipas projektbuxhetit, për vitin që vjen janë akorduar në total 14.23 mld lekë apo rreth 0.23 mld lekë më shumë se buxheti i vitit 2024, ku financimi për koncesionet ishte rreth 14 mld lekë.

Në total janë 10 kontrata që financohen, teksa peshën më të madhe të buxhetit të koncesioneve e ka ndërtimi i rrugës së Arbrit. Për këtë kontratë, në total për vitin 2025 janë akorduar 3.36 mld lekë. 2 kontratat e tjera në sektorin e rrugëve që do të financohen për vitin që vjen janë ato të autostradës Milot – Morinë dhe të aksit Porti i Jahteve –Orikum – Dukat, teksa buxheti total për koncesionet në sektorin e transportit rrugor arrin në rreth 5 mld lekë.

Ndërkaq, për vitin 2025 është parashikuar mbështetje buxhetore edhe për 4 kontratat koncesionare në fushën e shëndetësisë, ku përfshihet kontrolli shëndetësor bazë, i njohur ndryshe si check –up, sterlizimi i instrumenteve kirurgjikalë, ofrimi i shërbimeve laboratorike dhe koncesioni i hemodializës. Kontratat e partneritetit publik –privat në sektorin shëndetësor do të financohen në total, me një shumë prej 5.63 mld lekësh.
Paralelisht, buxheti i vitit që vjen parashikon edhe financimin e kontratës për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, me një vlerë prej 1.27 mld lekë. 2 kontratat e tjera që do të marrin para’ nga buxheti 2025 janë ato të infrastrukturës arsimore në Bashkinë Tiranë, si dhe kontrata e shërbimit të skanimit të dogana. Ndërkaq, 3 kontrata të tjera për ndërtim e inceneratorit të Elbasanti, Fierit dhe aksin Milot – Balldren, tashmë janë joaktive.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEOLAJM/ Izraeli publikon pamje të reja nga sulmi ku mbeti i vrarë lideri i Hamas, Yahya Sinwar
Previous article NIS SEANCA PLENARE/ PD çon në sallë vetëm deputetët e papërjashtuar, bllokohet foltorja

s.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT