• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ITALIA NDRYSHON LIGJIN/ S’ka lehtësi fiskale për të huajt me gra dhe fëmijë! E pësojnë më së shumti shqiptarët
Home
Nderkombetare

ITALIA NDRYSHON LIGJIN/ S’ka lehtësi fiskale për të huajt me gra dhe fëmijë! E pësojnë më së shumti shqiptarët

27 October, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Italia ka ndërmarrë disa ndryshime të paketës fiskale lidhur me emigrantët të cilët punojnë në territorin e saj, por vijnë nga vende jashtë Bashkimit Europian dhe zonës Schengen.

Deri tani – ashtu si shtetasit italianë – emigrantët në Itali përfitonin zbritje tatimore, kur ata kishte fëmijë dhe bashkëshortë të cilët banonin jashtë territorit Italian.

Nga viti i ardhshëm, kjo përkrahje nuk do të jetë më e mundur për emigrantët, të cilët janë nga shtete jashtë Bashkimit Europian dhe zonës Schengen.
(Zbritja ishte 800 euro për të ardhurat deri në 15.000 euro, 690 euro për të ardhurat deri në 40.000 euro, në bazë të së cilës llogaritet shuma aktuale, e cila zvogëlohet me rritjen e të ardhurave.)

Rreth 4.6 milionë të huaj punojnë në Itali, nga të cilët 3.4 milionë janë nga vende jashtë Bashkimit Europian, pra 74%.

Në vitin 2023, siç tregohet nga të dhënat tatimore të Ministrisë së Ekonomisë të ripunuara nga Fondacioni Moressa, ata deklaruan 52.7 miliardë të ardhura.

“La Repubblica” thekson se emigrantët më të goditur nga kjo nismë e qeverisë Meloni, do të jenë shqiptarët, të cilët sipas medias italiane arrijnë në 375 mijë.

Emigrantët shqiptarë në Itali deklarojnë 6.5 miliardë taksa dhe paguajnë 789 milionë tatimin mbi të ardhurat personale.

Nga viti i ardhshëm, ata nuk do të kenë më zbritje për fëmijët dhe bashkëshortët, nëse këta të fundit banojnë në Shqipëri dhe ky është një rast i zakonshëm duke qenë se njerëzit shkojnë në Itali për të punuar dhe për të mbështetur familjet e origjinës që nuk bashkohen.

Ndërsa për shtetasit italianë, të cilët kanë punuar jashtë atdheut të tyre dhe kanë humbur vendin e tyre të punës atje – ose kanë përfunduar kontratat sezonale – nuk do të përfitojnë më nga ndihma ekonomike ndaj të papunëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EMRI/ U arratis nga burgu në Itali, në Shqipëri akuzohej për vrasje, 40-vjeçari gjendet i vdekur në Bolivi
Previous article I HAPËN LLOGARI NË "TIK-TOK" ME EMRIN E SAJ/ E reja kërkon ndihmën e policisë për të gjetur autorin

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT