Gjeorgjianët po votojnë sot në atë që shumë banorë të vendit e shohin si mundësi për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Procesi po monitorohet nga qindra vëzhgues të huaj.
Përfaqësues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ishin në qendrat e votimit në Tbilisi dhe në të gjithë vendin për të vëzhguar procesin e votimit.
Gara zgjedhore është dominuar nga politika e jashtme dhe është shënuar nga një betejë e ashpër për vota, si dhe akuza për fushata shpifjesh.
Sondazhet tregojnë se rreth 80% e gjeorgjianëve janë pro anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian. Kushtetuta e vendit i detyron udhëheqësit e saj të angazhohen në drejtim të anëtarësimit në bllokun evropian si dhe në NATO.


