• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ZELENSKY KA PROBLEME ME PLANIN E TIJ PËR NATO-N”/ SHBA dhe Gjermania janë kundër
Home
Nderkombetare

“ZELENSKY KA PROBLEME ME PLANIN E TIJ PËR NATO-N”/ SHBA dhe Gjermania janë kundër

24 October, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy po përballet me një problem me planin e tij të fitores bazuar në marrjen e ftesës së Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO. Disa nga anëtarët kryesorë të aleancës nuk janë të prirur që kjo të ndodhë. Kështu thekson Politico në një editorial të sajën.

Gjermania dhe SHBA janë ndër fuqitë e mëdha që ecin ngadalë përballë thirrjes së Zelenskyy për një ftesë të menjëhershme për t’u bashkuar me NATO-n, thekson Politico e cila citon katër zyrtarëve dhe diplomatëve të SHBA-së dhe NATO-s.

Në planin e tij të fitores, Zelenskyy kërkoi një ftesë të menjëhershme, por pranoi se anëtarësimi në të vërtetë në aleancë do të ishte i mundur vetëm pas përfundimit të luftës me Rusinë, Por anëtarët kryesorë të aleancës janë të shqetësuar se mos futen në grackë në një luftë me Rusinë.

Në një intervistë për POLITICO, ambasadorja në largim e SHBA në NATO, Julianne Smith nënvizoi qëndrimin amerikan.

“Aleanca nuk ka arritur deri më sot në pikën ku është e përgatitur të ofrojë anëtarësim ose një ftesë për Ukrainën”, tha ajo.

Zelenskyy pranoi se kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz – një ofrues i madh ushtarak për Ukrainën, me dërgesa armësh të dyta pas Amerikës – nuk do ta mbështesë atë në ftesën e shpejtë të anëtarësimit në NATO.

Gjermania dhe SHBA nuk janë bllokuesit e vetëm. Hungaria dhe Sllovakia po rezistojnë gjithashtu, por ajo ndodh nga të tjera arsye. Udhëheqësit e tyre aktualë populistë kanë një linjë përgjithësisht pro-Kremlinit, raporton A2.

“Vende si Belgjika, Sllovenia apo Spanja fshihen pas SHBA-së dhe Gjermanisë. Ata ngurrojnë”, tha një nga zyrtarët e NATO-s.

Një zyrtar i dytë tha se vendet “e mbështesin atë në mënyrë abstrakte, por sapo t’i afrohet materializimit” ata do të fillojnë të shmangin idenë më publikisht.

Qëndrimi i administratës Biden ka qenë prej kohësh se pranimi i Ukrainës në NATO do të ndodhte pas përfundimit të luftës – por asnjë afat kohor nuk është përshkruar për të shmangur tërbimin e liderit rus Vladimir Putin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIMI ME SHQIPTARËT NË SHBA/ Rama niset drejt New York, detaje nga organizimi dhe pjesëmarrja
Previous article "KONFLIKT INTERESI"/ Berisha kërkon përjashtimin nga çështja e tij të partneres së Enkelejd Alibeajt, gjyqtare e “Kushtetueses”

s.autor

Postime të ngjashme

LUFTA SHBA-IRAN/ Trump po vë ‘bast’ te presioni ekonomik, Teherani te lodhja e presidentit amerikan Botë

LUFTA SHBA-IRAN/ Trump po vë ‘bast’ te presioni ekonomik, Teherani te lodhja e presidentit amerikan

TAJFUNI “DOLPHIN” GODET KINËN/ Evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime Botë

TAJFUNI “DOLPHIN” GODET KINËN/ Evakuohen mbi 1 milion persona, anulohen 1,400 fluturime

E BUJSHME NGA “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes Botë

E BUJSHME NGA “WSJ”: Trump braktis marrëveshjen bërthamore me Iranin, për të hapur ngushticën e Hormuzit! Ja shkaqet e tërheqjes

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT