• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA E 21 JANARIT/ SPAK merr në pyetje edhe Agron Kuliçaj! Me Hysni Burgaj refuzuan…
Home
Breaking News

DOSJA E 21 JANARIT/ SPAK merr në pyetje edhe Agron Kuliçaj! Me Hysni Burgaj refuzuan…

24 October, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

SPAK vijon marrjen në pyetje të ish drejtuesve të lartë të Policisë së shtetit në kohën e protestës së 21 janarit 2011, ku para kryeministrisë u vranë 4 protestues.

Numri 2 i Policisë së Shtetit në kohën e qeverisë Berisha është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme për tu marrë në pyetje nga agjentët e BKH për të dhënë sqarime për veprimet e uniformave blu atë 21 janar.

Një ditë më parë në SPAK u thirr ish drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj.

Policia e shtetit në atë kohë akuzohet për skandalin e moszbatimit të urdhrave të arrestit të prokurorisë, për të gjithë zinxhirin komandues të Gardës së Republikës. Çështjen e vonesës 18 ditë e zbatimit të urdhrave të prokurorisë ka qenë një prej akteve më të rënda, për të cilën edhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut i ka kushtuar një vëmendje të veçantë, teksa e citonte në vendim deklaratat e Berishës kundër zbatimit të këtij urdhri.

“Mosekzekutimi i urdhrave të ndalimit çoi në humbjen e tetëmbëdhjetë ditëve, ndërmjet datës kur u lëshuan urdhër-ndalimet dhe datës kur prokurorët mundën të merrnin në pyetje të dyshuarit kryesorë. Akoma më i rëndësishëm është fakti që përveç humbjes së kohës së çmuar, autoritetet humbën në mënyrë të pakthyeshme mundësinë për të marrë në pyetje të dyshuarit menjëherë pas ngjarjes, duke minimizuar kështu çdo mundësi për marrëveshje të fshehtë ose shtrembërim të së vërtetës, thuhej në vendimin e Gjykatës së Strasburgut.

Kuliçaj është një figurë e lidhur shumë ngushtë me PD-së dhe ish- kryeministrin Sali Berisha. Ai ka qenë fillimisht truprojë e tij dhe me bekimin e Berishës, u katapultua” në atë kohë në postin e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Hetimi për çështjen “21 janari” u regjistrua në SPAK në korrikun e këtij viti, në zbatim të një vendimit të Gjykatës së Lartë, që urdhëronte Strukturën e Posaçme të hetonte kallëzimin e bërë nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e Aleks Nikës, ndaj Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Ndrea Prendit, zyrtarë nën juridiksionin e SPAK.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PLAS" SHERRI MES SHQIPTARËVE NË GREQI/ 42 vjeçari qëllon me pushkë deti bashkëatdhetarin
Previous article MEGAPLATACIONI ME MARIJUANË NË GREQI/ Përfundon në pranga një 20-vjeçar shqiptar

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË GJIROKASTËR/ 4 të plagosur pas përplasjes së makinave, një nga mjetet drejtohej nga një 17-vjeçar Aktualitet

E RËNDË NË GJIROKASTËR/ 4 të plagosur pas përplasjes së makinave, një nga mjetet drejtohej nga një 17-vjeçar

AKSIDENT NË AKSIN MILOT-RRËSHEN/ Makina del nga rruga, dy të lënduar Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN MILOT-RRËSHEN/ Makina del nga rruga, dy të lënduar

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore Aktualitet

HYN NË FUQI LIGJI PËR POLICINË E SHTETIT/ Nga Drejtori i Përgjithshëm te shefat e komisariateve, ja ndryshimet kryesore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT