• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“NJË NGA VEPRAT MË TË BUKURA…”/ Sonetet e Shakespeare në teatrin “Petro Marko”
Home
Kulturë

“NJË NGA VEPRAT MË TË BUKURA…”/ Sonetet e Shakespeare në teatrin “Petro Marko”

21 October, 2024 s.autor Kulturë

Në skenën e teatrit “Petro Marko” në Vlorë, sonetat e përjetshme të William Shakespeare morën jetë nga interpretimi i aktorëve Astrit Mamaj, Margent Caushi, Alba Shtëmbari dhe Loris Sinanaj nën drejtimin e regjisorit Kristaq Skrami. Ky spektakël përmblodhi krijimtarinë e Shakespeare, duke ofruar një përvojë të veçantë artistike për publikun vlonjat.

Regjisori Skrami theksoi se çdo sonet mbart një dramë të brendshme që përmes leximit dhe interpretimit, përcjell mesazhe morale, shpirtërore dhe filozofike. Ai shpjegoi se nëpërmjet tyre, Shakespeare na kujton përkohshmërinë e jetës dhe nevojën për ta jetuar atë me intensitet.

“Kjo krijon një impakt shumë emocional në spektator. Dhe mua më vjen mirë që një shfaqje e tillë që është e kuruar vetëm në poezinë e mbrekullueshme të Shekspirit u ndoq me kaq vëmendje nga spektatori”, tha regjisori Kristaq Skrami.

Kjo mbrëmje e veçantë u përshkrua nga një atmosferë magjike, e cila u pasurua nga muzika e kompozitorit, Aulon Naci. Ai u shpreh se kjo ishte një nga veprat më të bukura që i ofronin mundësinë t’i japë jetë muzikore vargjeve të Shakespeare.

“Është një nga veprat më të bukura shekspiriane të cilat të japin dhe mundësinë që t’i muzikosh. U mundova të përjetoja emocionet ashtu si publiku dhe ndryshe nga aktorët të cilët secili ka rolin e vetë, unë isha i përqendruar për të gjitha poezitë dhe sa herë i shoqëroja dhe i lexoja më jepnin shumë emocione”, u shpreh kompozitori Aulon Naci.

Aktorët ndanë emocionet për shfaqjen e teatrit, duke theksuar peshën që mbart vepra e Shakespeare.

“Kjo shfaqje është shumë herë më specifike se shfaqet e tjera sepse janë poezi, shumë ndryshe nga veprat letrare dhe dramaturgjia. Jam e emocionuar sepse është shumë peshë e madhe që të luash një vepër të Shakespeare. Ai është autori më i madh i letërsisë botërore, kështu që të interpretosh poezitë e tij do mjeshtëri shumë të lartë do përkushtim dhe do një punë të madhe. Kështu që jam shumë e përqëndruar”, tha aktorja Loris Sinanaj. A.K.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDIHMOI ALTIN HAJRIN/ Si SkyECC “nxori zbuluar” ish deputetin Jurgis Çyrbja
Previous article ANALIZA E REL: OKB deklaron se Krimeja është ukrainase, por financon kërkimet ruse në rajon

s.autor

Postime të ngjashme

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës Kulturë

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT