• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Bota merr masa, ISIS po rikthehet
Home
Botë

Bota merr masa, ISIS po rikthehet

1 November, 2017 Ina.Autor Botë

Të përballura me kthimin dhe dëshirën për kthim të shtetasve të tyre që i janë bashkuar grupit Shteti Islamik (ISIS), Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe i japin më shumë prioritet qasjes policore dhe juridike, duke pranuar njëkohësisht se shpeshherë veprojnë rast pas rasti.
Drejtpërdrejt, nëpërmjet intervistave në media, ose në mënyrë indirekte, nëpërmjet thirrjeve nga familjet e tyre, evropianët e kapur në Siri apo Irak pas humbjeve ushtarake të ISIS-it kanë kërkuar kohët e fundit të kthehen në vendet e tyre.

Sipas shërbimeve sekrete gjermane, 950 gjermanë i janë bashkuar ISIS-it që prej vitit 2011, ku rreth një e treta janë rikthyer ndërsa 150 janë vrarë.
“Ne e konsiderojmë si të rrezikshme rikthimin në Gjermani të fëmijëve të xhihadistëve të indoktrinuar në një zonë lufte, ky rrezik duhet të merret parasysh”, deklaroi shefi i shërbimeve sekrete gjermane, Hans Georg Massen.

Sipas qeverisë franceze, rreth 1 700 franceze i janë bashkuar ISIS-it në Irak dhe Siri duke filluar nga viti 2014. Në këtë sasi, 278 kanë vdekur dhe 302 janë rikthyer në Francë (244 të rritur dhe 58 minorenë).

Në Britani të Madhe, që numri i personave të rikthyer është rreth 425, sipas një raporti të fundit të qendrës studimore “Soufan Center” dhe synimi i autoriteteve është që t’i gjykojë në mënyrë që të mbeten të burgosur për një kohë të gjatë, deklaroi javën e kaluar Mark Rowley, drejtori kombëtar i policisë kundër terrorizmit.

Ndërsa për ministri britanik të Mbrojtjes, Michael Fallon, “fakti që i jeni bashkuar ISIS-it ju ka bërë një shënjestër legjitime, që rrezikon që në çdo orë të çdo dite të gjendeni nën shënjestrën e një rakete të Royal Air Force apo SHBA-së”.

/ALpeNews.al/

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Uraganet nuk janë shkatërrimtare, njerëzit janë!
Previous article Modelja ngushëllon tifozët e Milanit me foto topless

Ina.Autor

Postime të ngjashme

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte Botë

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh… Botë

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh…

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç Botë

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT