Protesta ka nisur zyrtarisht, mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin ‘Skëndërbej’.
Një nga aleatët e Partisë demokratike, Dashamir Shehi, kryetar i Lzhk u shpreh se sot janë më shumë se kurrë.
Pjesë nga deklarata:
Shehi: “Sot jemi më shumë se kurrë. Jemi këtu per ti thënë stop kësaj dhune. Kjo nuk është politike ekonomike. Kështu nuk ndertohet Shqipëria. Ju ftojmë të gjithëve të rezistoni, jo për ne por për veten tuaj.
Shqipëtaret sot po ikin nga mungesa e shpresës. I ka humbur çdo gjë, çdo fije shprese. I bëj thirrje ketyre intelektualëve të Shqipërisë, që nuk eshtë zjgidhje të shohesh nga ballkoni çfarë po ndodh. Zgjidhje është të bashkohesh për të mirën e vendit.
Kaq shumë njerëz janë mbledhur në këtë protestë jo për meritën tonë, por për shkak të kësaj qeverie që po i rrjet shqiptarët edhe qindarkën e fundit, për t’ia dhënë horrave që qeverisin dhe të lidhur me to.”
/AlpeNews.al/


