• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BOTOX” I PALIGJSHËM NË KLINIKAT ESTETIKE TË VENDIT/ Aksioni i policisë zbulon kontrabandën
Home
Aktualitet
Kronikë

“BOTOX” I PALIGJSHËM NË KLINIKAT ESTETIKE TË VENDIT/ Aksioni i policisë zbulon kontrabandën

16 October, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia ka zhvilluar një aksion kontrollesh në 30 qendra estetike në Tiranë, për goditjen e rasteve të kontrabandimit dhe tregtimit të kundërligjshëm të botoksit.

Policia njofton se pas kotnrolleve rezultoi se administratorët e tyre nuk deklaronin në organet tatimore, të ardhurat që përfitonin nga injektimi i produktit “Botulinum toxin” te pacientët, pasi produkti dyshohet se është i kundërligjshëm dhe i kontrabanduar.

Për këtë paligjshmëri u arrestuan në flagrancë 3 shtetas, njëri prej tyre administrator i një subjekti privat që dyshohet se kontrabandon dhe magazinon produktin e kundërligjshëm, si dhe furnizon me të, klinikat.

Ndërkaq, dy të tjerët janë administratore të 2 prej klinikave ku injektohej ky produkt. Gjithashtu 5 administratorë janë proceduar penalisht, ndërsa 3 janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Botulinum toxin”, me objektiv konstatimin dhe goditjen e rasteve të kontrabandimit dhe tregtimit të kundërligjshëm të produktit mjekësor “Botulinum toxin”, i njohur si “Botox”, nga klinikat estetike.

Kontrollet e autorizuara nga Gjykata e Tiranës, gjetën në paligjshmëri 30 klinika estetike.

Vihet në pranga administratori i subjektit që kontrabandonte dhe magazinonte produktin e kundërligjshëm, si dhe furnizonte me të, klinikat. Në pranga dhe administratoret e 2 klinikave.

Procedohen penalisht administratoret e 5 klinikave, si dhe punohet për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të 3 administratorëve.

Sekuestrohen medikamente Botox-i.

Si rezultat i veprimeve policore dhe hetimore, të kryera në kuadër të një procedimi penal, të iniciuar për veprat “Kontrabanda me mallra të licencuara”, kryer në bashkëpunim, “Kontrabanda nga punonjësit që lidhen me veprimtarinë doganore”, kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”, dhe të drejtuar nga Prokuroria e Tiranës, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DPPSh,  në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, finalizoi operacionin policor të koduar “Botulinum toxin”.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Tiranës, dhënë në kuadër të këtij operacioni, u kryen kontrolle në 30 subjekte private (klinika estetike). Nga kontrollet dhe verifikimet në këto subjekte rezultoi se administratorët e tyre nuk deklaronin në organet tatimore, të ardhurat që përfitonin nga injektimi i produktit “Botulinum toxin”, te pacientët, pasi produkti dyshohet se është i kundërligjshëm dhe i kontrabanduar.

Për këtë paligjshmëri u arrestuan në flagrancë shtetasit M. K., Xh. M. dhe D. Sh. Shtetasi M. K. është administrator i një subjekti privat që dyshohet se kontrabandon dhe magazinon produktin e kundërligjshëm, si dhe furnizon me të, klinikat. Ndërkaq, shtetaset Xh. M. dhe D. Sh. janë administratore të 2 prej klinikave ku injektohej ky produkt.

Në vijim të veprimeve procedurale në kuadër të këtij operacioni, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset A. T., J. B., J. Z., L. C., K. B. dhe E. Sh, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit S. F., K. B. dhe A. F. B., të gjithë adminstratorë klinikash estetike ku injektohej ky produkt. Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për hetime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ U ndje keq në burg dhe u dërgua në spital, humb jetën i dënuari në Vlorë
Previous article TRAGJIKE NË KAMËZ/ Gjyshi përplas për vdekje me makinë nipin 2-vjeçar, si ndodhi ngjarja

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT