• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GODITET RRJETI I TRAFIKUT TË EMIGRANTËVE/ 15 të arrestuar, dy egjiptianë e dirigjonin nga Tirana
Home
Aktualitet
Kronikë

GODITET RRJETI I TRAFIKUT TË EMIGRANTËVE/ 15 të arrestuar, dy egjiptianë e dirigjonin nga Tirana

15 October, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ahmed Kensoëa dhe Mohamad Alfahek, me origjinë nga Egjipti, janë organizatorët e një rrjeti të madh të trafikimit të klandestinëve nga vende të Lindjes së Mesme në drejtim të Bashkimit Europian, duke shfrytëzuar tokën shqiptare.

Sektori për Hetimin e Trafiqeve në Policinë e Tiranës, zbërtheu sot grupin përmes një operacioni të gjerë të koduar “DAMASK’, ku u arrestuan 15 persona, në mesin e të cilëve edhe pronari i një biznesi të dhënies së makinave me qira në Rinas, Dashamir Kullaj. Hetimet e nisura 12 muaj më parë identifikuan 24 në total, 5 prej të cilëve u arrestuan më herët, duke e çuar në 20 numrin e të ndaluarve dhe 4 të tjerë të shpallur në kërkim.

 

Pas një hetimi 12-mujor, në kuadër të këtij procedimi është bërë i mundur individualizimi i përgjegjësisë penale për 24 subjekte të këtij procedimi penal. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për 19 shtetas.

Gjatë fazave të mëparshme të hetimit janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas të tjerë, nga të cilët 3 hetohen me masën e sigurisë “Arrest në burg”, pa afat, ndërsa 2 me masën e sigurisë “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.   Janë shpallur në kërkim 4 shtetas. Sipas informacioneve që disponojmë, 3 prej tyre janë jashtë vendit dhe po ndiqen procedurat urgjente për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të tyre’ tha drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.

Vocaj ka zbardhur dhe skemën e trafikut ndërsa mësohet se 2 egjiptianët e drejtonin nga Tirana.

 “Shtetasit e implikuar në këtë veprimtari kriminale iu kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shumë shtetasve, kryesisht nga Lindja e Mesme, të cilët hynin në RSH nga Greqia dhe tranzitoheshin në drejtim të kufijve veriorë të Shqipërisë, në Malin e Zi dhe në Kosovë.

Gjatë hetimit është dokumentuar përtej çdo dyshimi të arsyeshëm së shtetasit e huaj janë organizatorë dhe financues të kësaj veprimtarie kriminale. Gjatë zhvillimit të hetimeve janë përdorur veprime stimuluese si dhe teknika të posaçme hetimore me mbështetjen e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit” thuhet në deklaratë.

Pamjet e policisë treguan se në kontrollet e kryera u gjetën shumë të konsiderueshme parash, të fshehura nëpër sirtarë të dhomave të gjumit të të arrestuarve.

Gjatë hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni janë sekusetruar 10 automjete, rreth 20 mijë euro dhe 500 000 lekë, 24 celularë, 10 pasaporta dhe fotokopje pasaportash të shtetasve egjiptianë dhe sirianë.

Policia e ka akoma të paqartë numrin e saktë të të huajve që kanë mundur të hyjnë në vend përmes Greqisë dhe të kalojnë përmes tokës shqiptare në mënyrë të parregullt në pikat kufitare më Malin e Zi dhe Kosovën, por dyshohet se kryesisht hynin me dokumente jo të rregullta. Vetëm për këtë kalim ata paguanin shumë të mëdha që shkojnë deri në 1500 euro.

Drejtori i policisë Vocaj, i pyetur nga gazetarët, tha se “nuk ka punonjës të Policisë së Shtetit të përfshirë në këtë hetim dhe trafikim”.

Gjithashtu ai shpjegoi se grupi dyshohet se është i organizuar dhe hetimet mund t’i kalojnë SPAK-ut.

“Nuk është bashkëpunim i thjeshtë dhe ka forma të posaçme aktiviteti dhe do përcaktohet se nga cila do hetohet, nga Prokuroria e Posaçme apo e Tiranës”, u shpreh kryepolici ndër të tjera.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKANTËVE TË EMIGRANTËVE/ Publikohen PAMJET, sekuestrohen 10 makina e pasaporta
Previous article PËRNDIQTE VAZHDIMISHT 17-VJEÇAREN/ Arrestohet 47-vjeçari në Pukë, i dënuar më herët për të njëjtën akuzë

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren Aktualitet

ZJARR MASIV NË PYLLIN E SINICËS NË DEVOLL/ 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës pyjorë në terren

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË FIER/ Automjeti "merr para" një person me biçikletë

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup Aktualitet

E RËNDË NË VELIPOJË/ I shpërtheu tubi i gazit në mjetin lundrues, 39-vjeçari pëson djegie në trup

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT