• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE/ Tentoi të vriste me thikë të riun, arrestohet 65-vjeçari në Elbasan. Ndalohet dhe një mjek…
Home
Breaking News

PARANDALOHET NGJARJA KRIMINALE/ Tentoi të vriste me thikë të riun, arrestohet 65-vjeçari në Elbasan. Ndalohet dhe një mjek…

12 October, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një konflikt i fortë fizik dhe me armë të ftohta ka ndodhur mesnatën e kaluar në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku një shtetas tentoi të vriste me mjet të mprehtë, një 36-vjeçar.

Si rezultat i veprimeve policore autori i ngjarjes ka përfunduar në pranga dhe po kështu është ndaluar dhe mjeku i spitalit ku mori mjekim 36-vjeçari, për shpërdorim të detyrës.

Autori, i identifikuar si Anton Kasa, 65 vjeç, e ka qëlluar në qafë 36-vjeçarin, i cili rezulton me precedentë penalë.

Sipas burimeve zyrtare, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Haxhias”, një shtetas kishte plagosur me mjet prerës një 36-vjeçar, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe i veprimeve të shpejta operacionale dhe inteligjencës policore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Mesnata”, është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar shtetasit Anton Kasa, 65 vjeç, banues në Elbasan.Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi Anton Kasa, mesnatën e djeshme, në lagjen “Haxhias”, në gjendje të dehur, ka tentuar të vrasë me mjet të mprehtë (thikë) shtetasin Denis Bardhi, 36 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore.

 

 

Po nga veprimet hetimore ka rezultuar se mjeku i rojes, në spitalin ku ka marr mjekim 36-vjeçari, nuk ka shënuar në kartelën mjekësore asnjë informacion mbi mjekimet e dhëna të pacientit. Për këtë arsye Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e tij.

Urdhër ndalimi i Prokurorisë është ekzekutuar nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, të cilët kanë ndaluar mjekun roje në spitalin ku ka marrë mjekim 36-vjeçari, shtetasin Klidi Dodi, 32 vjeç, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

 

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET VIRALE/ Punëtorët shqiptarë dhe rumunë “përleshen” fizikisht mbi skelat e stadiumit të Barcelonës
Previous article "KEMI BËRË DHE NE"/ Rama flet për protestat e opozitës: Shfaqje politike për pushtet, Shqipëria ka pasur dy…

s.autor

Postime të ngjashme

ARRATISJE SI NË FILMA/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë Aktualitet

ARRATISJE SI NË FILMA/ Po mbante arkivolin e vëllait, shqiptari i burgosur zhduket pa gjurmë

NDËRTOI PA LEJE/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj Aktualitet

NDËRTOI PA LEJE/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

TË TJERA DETAJE/ Takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët, si paratë e kokainës u investuan në kulla e resorte Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ Takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët, si paratë e kokainës u investuan në kulla e resorte

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT