• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITA NË HUNGARI/ Rama: Orban është ndoshta më i lehti për t’ia hedhur fajet për ç’ka ndodh me botën, por për mua është…
Home
Politikë

VIZITA NË HUNGARI/ Rama: Orban është ndoshta më i lehti për t’ia hedhur fajet për ç’ka ndodh me botën, por për mua është…

11 October, 2024 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Hungari ku është pritur nga homologu i tij Viktor Orban.

Rama u shpreh se ndihet i nderuar për prezantimi që Orban, ose ndryshe ‘miku’ i tij siç e quajti. Ndër të tjera kreu i qeverisë tha se “Orban mund ndoshta më i lehti për t’ia hedhur fajet për çfarë ndodh në botë, por për mua është një person i këndshëm”.
Së pari, më duhet të them që jam vërtetë shumë, shumë i nderuar për mënyrën sesi kryeministri, miku im më prezantoi. Nuk e di nëse është e merituar, por këto fjalë prej tij kanë vërtetë rëndësi të madhe për mua.

“Të gjithë e dimë që Viktor Orbán ndoshta është me i lehti për t’i hedhur fajin për gjithçka që ndodh në botë, por për mua ai është një nga personat më të këndshëm për të folur për gjëra të ndryshme që po ndodhin në botë, por edhe për historinë si instrument nga i cili ne duhet të mësojmë për të analizuar dhe për të gjykuar të tashmen, por edhe për tu përgatitur për të ardhmen.

Prandaj është kënaqësi që jam këtu dhe kam kënaqësinë që të shpreh mirënjohjen time të thellë nga zemra për atë që ka bërë presidenca e Hungarisë, pra Presidenca e Këshillit të BE-së për ne, duke nxitur, duke bashkërenduar dhe duke bërë të mundur që pas disa ditësh pra, ne do të kemi mundësinë që të hapim një pjesë të madhe të negociatave me Bashkimin Europian, pra një grup të tërë kapitujsh dhe në këtë mënyrë, ne do të hyjmë në një fazë integrimi e cila është vërtetë e përparuar, e avancuar.
Sigurisht që është vendi dhe momenti për të falenderuar edhe dikë tjetër që nuk është pjesë e qeverisë hungareze, por që është pjesë e qeverisjes europiane, Oliver Varhelyi, Komisionerin e BE-së i cili na ka shoqëruar për 5 vite dhe ka qenë kyç dhe vendimtar për shumë nga ato arritje tonat, pra për këto arritje të rëndësishme, jo vetëm në aspektin dypalësh, ndërmjet nesh dhe BE-së, por edhe në aspektin shumëpalësh, pra me të gjithë ne, në rajon.”, u shpreh Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRËVESHJE PËR BUJQËSINË DHE ADMINISTRATËN PUBLIKE/ Rama në Hungari: 350 milionë euro investime hungareze në Shqipëri
Previous article DENONCIMI NË SHKODËR/ 32 vjeçari: Dy persona me motor më drejtuan armën tek pedonalja

s.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT