• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PRITËM TRE DEKADA”/ Myftiu i Tiranës publikon pamjet brenda Xhamisë së Namazgjasë
Home
Sociale

“PRITËM TRE DEKADA”/ Myftiu i Tiranës publikon pamjet brenda Xhamisë së Namazgjasë

10 October, 2024 s.autor Aktualitet, Sociale

Myftiu i Tiranës Gazment Teqja, i cili do të përfaqësojë Komunitetin Mysliman të Shqipërisë në ceremoninë e inaugurimit të Xhamisë së Namazgjasë nga Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka publikuar një video në llogarinë e tij në rrjete sociale, ku për të parën herë duken ambientet e brendshme të Xhamisë.

Teqja, i cili do të jetë edhe kreu i bordit të fondacionit të përbashkët, mes KMSH dhe palës tjetër, që do të administrojë Xhaminë e Namazgjasë, shprehet se kanë besimtarët myslimanë kanë pritur 3 dekada për të inaguruar xhaminë më të madhe në vendin tonë.

“Përshëndetjet më të përzemërta dhe selamet më të ngrohta të gjithë vëllezërve dhe motrave besimtarë shqiptarë, por jo vetëm, në Shqipëri dhe në të gjithë trojet. Për Zotin është ditë e madhe sot! Të gjithë sytë e shqiptarëve dhe Shqiptarisë janë të drejtuara te ky event i madh që do të ndodhi sot. Hapja e Xhamisë së Madhe. Mbi tre dekada që e presim hapjen e kësaj xhamie, ndërtimin e kësaj xhamie. Desh Zoti i madh që u bë realitet. Edhe pak orë na ndajnë nga inaugurimi i madh. Ju siguroj për diçka, që do të jetë diçka madhështore.

Do të jetë diçka e mrekullueshme. Kjo xhami do të jetë burim i mirësisë, burim i fesë së bukur, ruajtja e traditës. Zoti e bëftë të hairit dhe Zoti na ndihmoftë që të bëhet më e mira. O zot faleminderit! Edhe e gëzofshin të gjithë shqiptarët dhe faleminderit të gjithë atyre që kanë kontribuuar, qoftë donatorët, qoftë ata të cilët kanë kontribuuar edhe me formën më të thjeshtë për arritjen e kësaj dite. Zoti ju dashtë të gjithëve dhe vetëm mirësi e begati ju uroj!”, shprehet Teqja.

Xhamia e Namazgjasë është një investim me vlerë 30 milionë euro nga Komuniteti Mysliman i Turqisë. Ajo ka një kapacitet për 5000 persona dhe një sipërfaqe prej 6000 metrash katrorë.

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INAGURIMI I XHAMISË SË MADHE NË TIRANË/ Rama: Hapësira e lutjes ishte kthyer në pazar
Previous article ERDOGAN VIZITON SOT BEOGRADIN/ Rama: Mik i padiskutueshëm! Turqia e njohu Kosovën në kohë reale

s.autor

Postime të ngjashme

SHISNIN ARMË ZJARRI E MUNICIONE/ Goditet grupi kriminal në zemër të Tiranës, 4 të arrestuar, 2 në kërkim Aktualitet

SHISNIN ARMË ZJARRI E MUNICIONE/ Goditet grupi kriminal në zemër të Tiranës, 4 të arrestuar, 2 në kërkim

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT