Dy vëllezër shqiptarë, Enis dhe Aleksandros Loka, janë dorëzuar në polici pas vrasjes së kushëririt të tyre, Denis Loka, në një ngjarje të ndodhur mbrëmjen e së hënës.
Sipas raportimeve, incidenti ka pasur rrënjë në trauma të thella nga e kaluara e dy vëllezërve, të cilët pretenduan se kishin përjetuar abuzim seksual nga Denisi në fëmijëri.
Pas një periudhe të gjatë mungese nga jeta e tyre duke u munduar të harrojnë ngjarjen e dhimbshme, Denisi u rikthye në Greqi, dhe duket se rikujtimi i ngjarjeve të dhimbshme të së kaluarës ka nxitur një reagim ekstrem nga vëllezërit.
Ata shprehen se kujtimet e abuzimit që kishin përjetuar nga Denisi kur ishin fëmijë i kanë rikthyer ndjenja të forta dhe ndjesi të dhimbshme, që i kanë shtyrë të marrin vendimin për të vrarë kushëririn e tyre.
Sipas dëshmive, Denisi u sulmua dhe ra duke kërkuar ndihmë në rrugët e Patisionit, por nuk arriti të mbijetojë.
Pas ngjarjes, dy vëllezërit, së bashku me nënën e tyre, shkuan në stacionin e policisë për të pranuar veprimin e tyre. Ata pritet të paraqiten para gjykatës sot.
“E pashë duke ardhur nga kjo anë. Ai ndoshta as nuk e kuptoi se çfarë i kishte ndodhur. Ai ra në tokë dhe u mblodh një turmë e madhe. Kishte shumë gjak, sollën peshqirë nga një dyqan dhe më pas erdhën dhe e morën”, tha një dëshmitar okular i vrasjes së 28-vjeçarit për SKA


