• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRYEBASHKIAKU I PD I KËRKON FONDE/ Rama: S’më ka ardhur ndonjë projekt…
Home
Politikë

KRYEBASHKIAKU I PD I KËRKON FONDE/ Rama: S’më ka ardhur ndonjë projekt…

8 October, 2024 s.autor Politikë

Kryetari i bashkisë Pukë Rrok Dodaj parashtroi sot disa problematika, për të cilat kërkoi zgjidhje nga kryeministri Edi Rama.

Së pari për fasadat në qytetin e Pukës dhe së dyti u ndal te fermerët që sipas tij kanë nevojë për mbështetje financiare që të shesin produktet bio. Rrjedhimisht, sipas Dodajt do zhvillohet turizmi në Pukë. Në përgjigjien e tij, Rama tha se ende nuk ka një projekt konkret për të cilin të japë fondin e duhur.

Kreu i bashkisë Pukë, Rrok Dodaj: Në fushën e bujqësisë, se s’po shkoj te rrugët, është ajo që ne na lidh me atë aksesin që Puka të jetë turisitke. Pa bujqësi të zhvilluar, pa ato kanalet vaditëse nuk mund të ketë turizëm të qëndrueshëm. Ato duan mbështetje. Edhe para pak ditësh bëmë një panair me ato organizatat, ishin përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë. Duhet bërë e mundur të shiten produktet bio të fermerëve. Puka është e bukur sepse është investuar kohët e fundit në infrastrukturë, te Rilindja Urbane. Ka palLate që janë në shembje e sipër, infrastruktura e amortizuar, unë s’kam gjetur mbështetje. Thuhet që Puka ka marrë atë pjesën e vet, unë kërkoj mbështetje. Bëj shaka me kryetarin e Shkodrës i kemi thënë ty të kemi kryeplak, ne jemi pleq këtej.

Kryeministri Edi Rama: Më dole vetë në shteg, s’të nxora unë. Tani personalisht ty, po flas me ti se në partinë e punës nuk flasim me ju. Edhe kryetarit të Mirditës i kam thënë bëhuni ju promotorë të iniciativave të përbashkëta me fermerë, bëni projektin e qendrës së grumbullimit të produkteve që keni atje, krijoni një kompani bashkia me fermerët me një kapital sa ta keni ju të mundur. Më sillni projektin dhe ne do ju mbështesim me fonde që ju të ndërtoni qendrën. Është e habitshme që nuk ka projekte të tilla akoma. Çdo lloj reparti që keni në territor dhe nuk është vend që ka raketa, avionë luftarakë ose të tjera materiale të rënda merreni bëni projektin dhe krijoni agroturizëm me partner loklalë atje ose me investitorë potencialë që zona juaj i ka këtu në Tiranë. Edhe nga ata që janë jashtë. Nuk kam shenjë që ka ardhur një projekt i tillë. Problemi me fasadat e ke me Hilën jo me mua, sepse Fushë-Arrëzi thotë Puka ka marrë shumë. Një projekt, nuk e di se sa i madh është në listën aktuale. Kështu që kur të konfirmohet plotësisht do e marrësh lajmin dhe do fillojë puna atje. Rëndësi ka që u vrave i gëzuar!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U LARGUA MASA NDAJ PRODUKTEVE SERBE/ Pas 10 minutash hyn kamioni i parë nga Serbia
Previous article "ORE KUSH JE TI?" Deputetët e opozitës nuk e lejojnë të flasë, Ndreca mbyll mbledhjen! Zhupa: O frikacak

s.autor

Postime të ngjashme

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga Politikë

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por… Politikë

"ISHTE SKANDAL I MADH"/ Rama ndan me socialistët historinë se si u zgjodh në krye të partisë: Në Fier më thoshin “hë, erdhe ti”, por…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT