• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KTHJELLIME DHE VRANËSIRA TË LEHTA KALIMTARE/ Parashikimi i motit për sot
Home
Sociale

KTHJELLIME DHE VRANËSIRA TË LEHTA KALIMTARE/ Parashikimi i motit për sot

8 October, 2024 s.autor Aktualitet, Sociale

Orët e paradites do të dominohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e vendit, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë vijës bregdetare. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë vranësira disi më të dukshme në të gjithë vendin, por mundësia për reshje është thuajse zero.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera më e ulët deri në 27°C vlera maksimale në rang territorit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht jugor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Deri në mesditë Republika e Kosovës paraqitet nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, duke bërë që të ketë kthjellime dhe vranësira të lehta, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të shpeshta duke sjellë vetëm momente me pika shiu, në zonat veriore – veriperëndimore të Kosovës.

Parashikohet që të njëjtat kushte meteorologjike të vijojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët deri në 22°C vlera maksimale në rang territorit. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 55 km/h nga
drejtimi kryesisht jugor.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë prezente në të gjithë territorin e MV herë pas here priten kalime vranësirash të shpeshta më të theksuara në zonat në kufi me Shqipërinë por nuk priten reshje. Orët e pasdites do të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave në pjesën më të madhe të MV. Për sa i përket temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes, por rriten në mesditë duke u luhatur nga 6°C vlera më e ulët deri në 24°C vlera maksimale në rang territorit. Era do të fryjë mesatare paradites por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi jugor.

Europa

Gadishulli Apenin dhe Europa qendrore parashikohet të jenë nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu të shoqëruara me stuhi afatshkurtra ere. Gjithashtu me vranësira të dendura dhe reshje shiu paraqitet Britania e Madhe dhe Europa Veriore, ku reshjet herë pas here do të jenë në formë shtrëngate. Ndërsa Europa Lindore dhe pjesa me e madhe e pellgut të Mesdheut priten të jenë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Vritet 28 vjeçari shqiptar në Greqi, u qëllua me thikë nga dy kushërinjtë e tij
Previous article PAMJET/ Gruaja shtatzënë ngec mes protestuesve, lind foshnjen në makinë

s.autor

Postime të ngjashme

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë Aktualitet

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë

GJYKATA E LARTË NUK PRANON REKURSIN/ Mbetet në fuqi dënimi me 1 vit burg për Memollën Aktualitet

GJYKATA E LARTË NUK PRANON REKURSIN/ Mbetet në fuqi dënimi me 1 vit burg për Memollën

I AKUZUAR PËR KONTRABANDË NJERËZISH/ Del përpara drejtësisë 40-vjeçari shqiptar Vilson Halili Aktualitet

I AKUZUAR PËR KONTRABANDË NJERËZISH/ Del përpara drejtësisë 40-vjeçari shqiptar Vilson Halili

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT