Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 37-vjeçarit shqiptar Beni Arshiaj mbrëmjen e djeshme në Piza të Italisë.
Banorët e zonës kanë thënë se ka patur një breshëri të shtënash diku rreth orës 21:00 dhe kujtuan se ishin fishekzajrre. Kjo për shkak se kishte edhe një festë dhe qyteti ishte i zbukuruar. Viktima ishte baba i 2 fëmijëve dhe i paskeduar penalisht nga autoritetet. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari u vra pikërisht në sy të gruas dhe djalit të tij, që po e prisnin nga banesa përballë rrugës.
“Po dilte nga furgoni, është murator, kur dy prej tyre ndaluan dhe i drejtuan armën”, tha një tjetër dëshmitar.
Banorët thonë se kjo ishte ngjarja e dytë radhazi në lagje me të shtëna armësh dhe panik, por e mbrëmshmja përfundoi në tragjedi.


