• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DOSSIER/ Lidhja me mbretëreshën Viktoria. Kaizeri, Cari dhe Mbreti George V, kushërinjtë në luftë
Home
Dossier

DOSSIER/ Lidhja me mbretëreshën Viktoria. Kaizeri, Cari dhe Mbreti George V, kushërinjtë në luftë

7 October, 2024 s.autor Dossier

Mbretëresha Viktoria kishte 42 nipër e mbesa të cilët ishin të shpërndarë në të gjithë Evropën dhe të ngulitur në shumë nga monarkitë e kontinentit. Kjo do të thoshte se Lufta e Parë Botërore në fund, ishte një çështje familjare.

Siç e dinë shumë njerëz që kanë studiuar pemën e tyre familjare, sa më shumë të këqyrni pemën tuaj familjare, aq më shumë surpriza ka të ngjarë të zbuloni. Mund të vini re lidhje befasuese midis degëve të largëta të pemës suaj dhe të mësoni mënyrat e papritura se si individët – ndoshta me prejardhje të ndryshme dhe që jetonin në vende të ndryshme – ndanin të njëjtën linjë gjaku.

Një shembull dramatik i kësaj që po themi, është Familja Mbretërore dhe plejada e çuditshme e lidhjeve pas Luftës së Parë Botërore. Britania mund të ishte përfshirë nga ethe të zjarrta kundër Gjermanisë, me Rudyard Kipling që paralajmëronte se ‘Huni është te porta’, por ajo që harrohet shpesh është se monarku britanik në atë kohë, George V, ishte kushëriri i parë i Kaizerit Vilhelm i Gjermanisë. Që të dy ishin nipër të mbretëreshës Viktoria.

Babai i George V, Eduardi VII, ishte djali i madh i Viktorias. Ai ishte bërë mbret pas vdekjes së nënës së tij në vitin 1901, duke sunduar vetëm për nëntë vjet derisa edhe vetë vdiq në vitin 1910, kur George V mori detyrën. Nëna e Xhorxhit, meqë ra fjala, ishte Alexandra e Danimarkës – një fakt domethënës të cilit do t’i rikthehemi.

Kaizeri gjerman, ndërkohë, ishte nipi i mbretëreshës Viktoria nga vajza e saj, e quajtur gjithashtu Viktoria, e cila ishte martuar me Frederikun III të Gjermanisë. Në fakt, lidhjet e Vilhelmit me Familjen Mbretërore Britanike ishin shumë më tepër se një çështje gjenetike. Që fëmijë, ai ishte veshur me veshjet e malësisë për martesën e xhaxhait të tij Bertie (i njohur ndryshe si Eduard VII) me Aleksandrën e Danimarkës. Kur ishte adoleshent, atij iu dha Urdhëri i Garter-it nga Mbretëresha Viktoria, madje ai do të ishte i pranishëm edhe në shtratin e saj të vdekjes.

Shumë kronistë të kësaj periudhe janë magjepsur nga marrëdhënia e vështirë e Vilhelmit me lidhjet e tij britanike, veçanërisht duke vënë në dukje armiqësinë e tij ndaj xhaxhait Bertie – të cilin Vilhelmi e quante “pallua i vjetër” dhe madje “një Satana”. Sipas fjalëve të historianit David Fromkin, “ana gjysmë gjermane e tij ishte në luftë me anën gjysmë angleze”. Në të vërtetë, ambiciet militariste të Kaizerit në skenën evropiane mund të jenë nxitur pjesërisht nga ajo që Miranda Carter, autore e “Tre Perandorët: Tre kushërinjtë, Tre Perandoritë dhe Rruga drejt Luftës së Parë Botërore”, e quan ‘prekshmëria e tij adoleshente dhe dëshira pothuajse edipale për të mundur britanikët’.

Aktori i tretë mbretëror në Luftën e Parë Botërore, Cari Nikolla II i Rusisë, kishte gjithashtu një interes shumë personal në ngjarjet. Ai ishte një tjetër kushëri i parë i George V, nëna e të cilit, Alekandra e Danimarkës, ishte motra e nënës së Carit, Dagmar e Danimarkës. Përveçse ishin të lidhur ngushtë, Xhorxhi V dhe Nikolla II ngjanin çuditërisht shumë dhe kishin krijuar një miqësi të fortë në vitet e tyre të rinisë. Lidhjet e Carit me mbretërit britanikë u forcuan më tej kur ai u martua me mbesën e preferuar të Mbretëreshës Viktoria, Princeshën Aliks të Hesse (e cila do të vdiste së bashku me të dhe fëmijët, kur familja e Carit u masakrua nga revolucionarët komunistë në vitin 1918).

Sa i përket Vilhelmit dhe Nikollës – ata ishin gjithashtu të lidhur, duke qenë kushërinj të largët nëpër shtëpitë mbretërore ruse dhe prusiane. Ata komunikuan me telegrame dhe letra përpara Luftës së Parë Botërore, duke e quajtur njëri-tjetrin “Uilli” dhe “Niki” dhe dukeshin gjithnjë e më të shqetësuar për gjasat e konfliktit midis kombeve të tyre. “Që të shmangni një fatkeqësi të tillë siç është një luftë evropiane,” i shkroi Cari Kaizerit në vitin 1914, “unë ju lutem në emër të miqësisë sonë të vjetër që të bëni ç’të mundeni për të ndaluar aleatët tuaj të shkojnë shumë larg.”

Sigurisht, konflikti shpërtheu. Pak më shumë se një vit pas dasmës së vajzës së Kaizerit, Princeshës Viktoria Louise të Prusisë – një rast i shkëlqyer në të cilin George, Nikolla dhe Vilhelmi ishin së bashku për herë të fundit – kushërinjtë ishin në luftë, me Britaninë dhe Rusinë aleate kundër Gjermanisë.
Masakra e paprecedentë e Luftës së Madhe – e mekanizuar, brutale – hodhi poshtë idenë se lidhjet e ngushta familjare midis familjeve mbretërore do të parandalonin kombet të shkonin në gjakderdhje. Mbretëresha Viktoria ishte konsideruar si gjyshja e Evropës dhe, siç shkruan historiani mbretëror, Theo Aronson, “vështirë se kishte një oborr kontinental që të mos mburrej me të paktën një nga marrëdhëniet e saj”. Por asnjë nga këto nuk kishte vlerë, sepse aleancat e ndryshme të shteteve në fund do t’i dënonin të gjitha me luftë. /bota.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U EKZEKUTUA NË SY TË DJALIT/ Kush ishte Beni Arshiaj? Dinamika e krimit të rëndë në Itali
Previous article DOSJA "PARTIZANI"/ Avokatët e Berishës dhe Malltezit dorëzojnë kundërshtitë në SPAK: Pasuritë janë vënë me burime të ligjshme

s.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar Dossier

DOSSIER/ Më 1937, kur qarqet akademike gjermane propozuan Gjergj Fishtën për Çmimin Nobel! Shkrimtari i parë shqiptar i nominuar

DOSSIER/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja: “Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë... Dossier

DOSSIER/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja: “Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë...

DOSSIER/ Shqipëria e 1912-ës, në syrin e gazetarit amerikan: Rrahja me thupra dhe kamxhik u zbatuan për shumicën e njerëzve të iluminuar në Elbasan, si financieri i shkollës ‘Normale’... Dossier

DOSSIER/ Shqipëria e 1912-ës, në syrin e gazetarit amerikan: Rrahja me thupra dhe kamxhik u zbatuan për shumicën e njerëzve të iluminuar në Elbasan, si financieri i shkollës ‘Normale’...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT