• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRMBYTJET NË VLORË/ 4 akse ende të bllokuara. Shtëpitë e bizneset nën ujë, shkëputet energjia elektrike
Home
Aktualitet
Kronikë

PËRMBYTJET NË VLORË/ 4 akse ende të bllokuara. Shtëpitë e bizneset nën ujë, shkëputet energjia elektrike

5 October, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në Vlorë situata e përmbytjeve vijon të jetë ende problematike në 4 kryesime të qytetit, ku banesa dhe biznese vijojnë të jenë të përmbytura, ndërsa 55 persona janë evakuuar duke u strehuar në konviktet e qytetit.

Konkretisht të përmbytura janë rrugët te Universiteti, rruga “Albano e Romina”, Dyqanet e reja, si dhe te Kisha Ortodokse. Prezencë uji ka dhe brenda xhamisë së qytetit, ndërsa në terren po punohet për largimin e ujit në blloqet e banesave dhe dyqaneve.

Lagja “Pavarësia”, “Kushtrimi”, “Hasan Kushta”, “28 nëntori”  “1 maj” e “Karabash” janë ndër më të prekurat.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu tha se në terren janë angazhuare dhe Fortat e Armatosura që po ndihmojnë me pompa për largimin e ujit.

“Në mbështetje të tyre janë edhe 24 efektivë të Forcave të Armatosura, me 5 mjete transporti, 3 mjete të kalueshmërisë së lartë dhe 2 pompa thithëse. Efektivët e FA po punojnë me dy pompa për largimin e ujit nga stacioni kryesor i pompimit, ku ende vazhdon të ketë prezencë uji”, njofton Vengu.

Të gjitha strukturat e emergjencave civile vijojnë të jenë të angazhuara në terren që prej pasdites së djeshme, për të riparuar të gjitha problematikat e shkaktuara nga reshjet me intensitet të lartë gjatë 24 orëve të fundit.

Hidrovori i qytetit punon me kapacitet të plotë, duke bërë tërheqjen graduale të ujit. Gjithashtu në disa zona është stakuar energjia elektrike, kryesisht aty ku kabinat elektrike kanë prani uji.

Gjithashtu bashkia dhe vetë qytetarët po mbledhin ndihma që më pas të shpërndahen tek familjet në nevojë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOGJI BASHKËSHORTEN ME BENZINË/ Gjykata e Korçës lë në burg Bledar Trëndafilin
Previous article MBETËN TË BLLOKUAR MES FLAKËVE/ Momenti kur efektivët shpëtojnë të moshuarit në azil (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT