• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KEMI PRIVILEGJIN E MADH TË JETOJMË NË PAQE…”/ paqe dhe demokraci”/ Gjermania feston sot Ditën e Bashkimit
Home
Nderkombetare

“KEMI PRIVILEGJIN E MADH TË JETOJMË NË PAQE…”/ paqe dhe demokraci”/ Gjermania feston sot Ditën e Bashkimit

3 October, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

3 tetorin e vitit 1990 hyri në fuqi Traktati i Bashkimit mes ish-Republikës Demokratike Gjermane dhe RFGJ-së.

Kremtimet e sivjetshme në Ditën e Bashkimit të Gjermanisë mbahen në Shverin (Schwerin), në kryeqytetin e landit lindor Mecklenburg-Pommerani, drejtuesja e të cilit Manuela Schwesig deklaroi se sot “po festojnë me të gjithë Gjermaninë”, ndërsa theksoi privilegjin e madh që sot, gjermanët jetojnë në liri, paqe dhe demokraci”, pasi për gati gjysmë shekulli Gjermania Lindore dhe ajo Perëndimore ishin të ndara.

E shpallur festë kombëtare, kjo ditë megjithatë, nuk i gjen ndasitë të sheshuara krejtësisht. 35 vjet pas rënies së Murit të Berlinit mes landeve lindore dhe perëndimore ka ende dallime politike, ekonomike dhe sociale, edhe pse dinamika e përgjithshme e rritjes është pozitive.

Shumica e njerëzve në lindje e vlerësojnë gjendjen e tyre ekonomike si të mirë, por ankohen se nuk ndihen të kuptuar siç duhet dhe sa duhet nga politika.

Gjermano-lindorët rezulton të kenë më pak besim tek institucionet demokratike sesa gjermanët në Perëndim dhe në landet e reja ka më pak njerëz që janë të kënaqur me sistemin politik të Republikës Federale të Gjermanisë. Këtë e treguan edhe zgjedhjet në Tyringi, Saksoni dhe Brandenburg, në të cilat partia ekstremiste e djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) fitoi 29 deri në 33 për qind të votave, ndërsa partia Aleanca Sahra Wagenknecht (BSW) fitoi 12 deri 14 për qind të tyre.

 në lindje vazhdon të jetë ende më e lartë se në perëndim – por shumë të rinj që dikur u larguan për të punuar në landet perëndimore, së fundi po rikthehen në landet lindore.

Përfaqësuesi i qeverisë për Gjermaninë Lindore, Carsten Schneider, i cili është nga landi lindor i Tyringisë, ka analizuar së bashku me autorë të shumtë të shquar zhvillimin ekonomik dhe social të landeve lindore, në raportin e tij për gjendjen në lindje, dilte në përfundimin se Gjermania është e lirë, e bashkuar dhe e papërfunduar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BETOHEM"/ Ilir Proda merr zyrtarisht detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit
Previous article "PROJEKTE QË DO SHËNJOJNË JETËN TIME"/ Çfarë po paralajmërojnë Xhensila Myrtezaj dhe Pirro Çako?

s.autor

Postime të ngjashme

TEMPERATURA EKSTREME NË EVROPË/ Qytetet 'përpëliten' nën valën e të nxehtit! Termometri shënon mbi 40 gradë Celsius Botë

TEMPERATURA EKSTREME NË EVROPË/ Qytetet 'përpëliten' nën valën e të nxehtit! Termometri shënon mbi 40 gradë Celsius

MREKULLI PAS TËRMETIT NË VENEZUELË/ 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat pas 3 ditësh! Mbi 1.400 viktima dhe mijëra të plagosur Botë

MREKULLI PAS TËRMETIT NË VENEZUELË/ 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat pas 3 ditësh! Mbi 1.400 viktima dhe mijëra të plagosur

BILANCI TRAGJIK RËNDOHET NË VENEZUELË/ 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur Botë

BILANCI TRAGJIK RËNDOHET NË VENEZUELË/ 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT