• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK KA ARMËPUSHIM”/ Netanjahu refuzon thirrjet e Perëndimit, urdhëron vazhdimin e luftës në Liban
Home
Nderkombetare

“NUK KA ARMËPUSHIM”/ Netanjahu refuzon thirrjet e Perëndimit, urdhëron vazhdimin e luftës në Liban

26 September, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Raportimet për afrimin e një armëpushimi midis Izraelit dhe Libanit nuk janë të vërteta. Kështu është shprehur kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një deklaratë të bërë mëngjesin e sotëm, duke tentuar të sqarojë se ai ende nuk i është përgjigjur propozimit të bërë nga SHBA dhe Franca në lidhje me çështjen.

“Lajmet për direktivën e supozuar për të lehtësuar luftimet në veri janë në kundërshtim me të vërtetën”, tha Netanyahu, i cili po fluturon drejt Nju Jorkut për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ndër të tjera, lideri izraelit tha se ka “urdhëruar IDF që të vazhdojë luftën me Hezbollaun me forcë të plotë dhe sipas planeve të paraqitura, ndërsa luftimet në Gaza do të vazhdojnë gjithashtu derisa të arrihen të gjitha objektivat e luftës”.
Deklarata e Netanyahu erdhi pasi shumë ministra të kabinetit shprehën kundërshtim të fortë ndaj propozimit amerikano-francez për armëpushim në Liban, duke përfshirë anëtarë të Likud.

Ministri i Jashtëm izraelit Israel Katz hodhi poshtë propozimet amerikano-franceze duke thënë se “nuk do të ketë armëpushim në veri”.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë kundër organizatës terroriste Hezbollah me të gjitha forcat tona deri në fitore dhe kthimin e sigurt të banorëve të veriut në shtëpitë e tyre”, tha Katz në një postim në platformën ‘X’.

Ndërkohë, ministri i Financave Bezalel Smotrich, një aleat kyç i tij i ekstremit të djathtë deklaroi se “operacioni në veri duhet të përfundojë vetëm me shtypjen e Hezbollahut dhe eliminimin e aftësisë së tij për të dëmtuar popullin në Izraelin verior”.

“Ne nuk duhet t’i japim armikut kohë për t’u rikuperuar nga goditjet e rënda. Të mos i lëmë të riorganizohen për të vazhduar luftën 21 ditë më vonë”, shkroi Smotrich në ‘X’.

Sakaq edhe nga Katari konfirmojnë se nuk ka ende një proces zyrtar negocimi për armëpushimin në Liban. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Mazed Al-Ansari në një konferencë për shtyp tha se nuk ishte në dijeni të ndonjë “lidhje të drejtpërdrejtë” midis propozimit të armëpushimit 21-ditor në Liban dhe propozimit të armëpushimit të Gazës, mbi të cilin Katari kishte punuar intensivisht me Egjiptin dhe SHBA-në.4

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "IMAGJINO KUR TË BËJMË TË DYTIN"/ Si ka ndikuar ardhja në jetë e Lunës në marrëdhënien e çiftit Kiara-Luiz?
Previous article ELHAIDA DANI NË PRITJE TË ËMBËL? FOTO që ngriti aludimet te fansat e këngëtares

s.autor

Postime të ngjashme

VENEZUELA BIE DAKORD ME IZRAELIN/ Vendosin shërbime konsullore pas një ndërprerjeje diplomatike 17-vjeçare Botë

VENEZUELA BIE DAKORD ME IZRAELIN/ Vendosin shërbime konsullore pas një ndërprerjeje diplomatike 17-vjeçare

MBI 175 MIJË VIZA TË ANULUARA/ Administrata Trump intensifikon masat ndaj shtetasve të huaj Botë

MBI 175 MIJË VIZA TË ANULUARA/ Administrata Trump intensifikon masat ndaj shtetasve të huaj

AMERIKANËT QËLLOJNË ANIJEN/ Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme Botë

AMERIKANËT QËLLOJNË ANIJEN/ Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT