• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KOMISIONI ANTIKORRUPSION/ SHBA, Britania dhe BE: S’ka kthim pas të reformës në Drejtësi
Home
Politikë

KOMISIONI ANTIKORRUPSION/ SHBA, Britania dhe BE: S’ka kthim pas të reformës në Drejtësi

26 September, 2024 s.autor Politikë

Në Kryesinë e Kuvendit po zhvillohet një takim i përbashkët mes kryetares së Parlamentit, Elisa Spiropali me drejtuesit e Institucioneve të Pavarura lidhur me mënyrën e raportimit dhe monitorimit.

Të ftuar në këtë tryezë ambasadorët e BE-së, SHBA-së dhe Britanisë në një zë përcollën mesazhe të rëndësishme për respektimin e institucioneve të pavarura por dhe forcimin e rolit të Parlamentit në llogaridhënie e transparencë.

Ndërkombëtarët e quajtën të rëndësishëm rolin e komisionit antikorrupsion në realizimin e reformave të cilat janë tepër të rëndësishme në këtë moment kur Shqipëria është në një fazë kritike dhe po punohet shumë për tu hapur shumë shpejt negoicatat për në BE.

Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato kishte tre mesazhe për Parlamentin dhe vuri theksin dhe tek zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti.

Vendimet e Gykatës kushtetuese duhet të respektohen siç nxirren nga ato dhe kjo është thelbësore në një shtet demokratik. Për reformën në drejtësi parlamenti mund të lozë një rol kyç për mos kthimin pas të reformave por për të implementuar më tej, në harmoni reformat me të gjitha detyrimet që Shqipëria ka marrë në rrugën e BE-së. Këto reforma shoqërohen nga përpjekja për të parandaluar korrupsionin e krimin e organizuar e krimin në qeveri. Komisioni i Antikorrupsionit që ju keni themeluar tashmë është shumë i rëndësishëm në këtë drejtim” tha Gonzato

Edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Zëvendës Drejtuesja e Komanduar e Misionit të ShBA theksuan se fuqizimi i këtyre institucioneve është kyç për integrimin në BE.

Nick Abbott: “Institucionet e pavarura duhet të fuqizohen. Duhet llogaridhënie dhe transparencë nga institucionet’ tha Abbot

Kathryn Hammond: ‘Mbështesim ato iniciativa që ruajnë pavarësinë e gjyqësorit dhe janë gjithëpërfshirëse. Institucionet e pavarura duhet të forcojnë llogaridhënien dhe transparencën. SHBA është e gatshëm të mbështesë institucionet pavarura.

Kryetarja e Kuvendit tha në fjalën e saj se do të mbështesë institucionet e pavarura. Spiropali ftoi opozitën për të marrë pjesë në Komisionet e Posaçme.

‘Kuvendi ka dhënë dhe do të japë institucionalisht dhe publikisht mbështetjen e nevojshme. Mbështetja jonë ka qenë dhe do të jetë ligjore. Kuvendi ka vullnet të plotë dhe është i hapur të miratojë inictiava të reja ligjore. Kuvendi është një derë e hapur për të gjithë ju.

Askush nuk mund të hyjë në veprimtarinë e institucioneve të pavarura. Shqipëria europiane kërkon institucione që veprojnë me përgjegjshmëri. Çdo qytetar shqiptar meriton të marrë shërbim europian. Kuvendi do të japë mbështetjen për Komisionet e Posaçme, dhe se nuk do të prekim e ndërhyjmë tek Institucionet e pavarura. Vetëm do t’ju inkurajojmë. Opozita do të marrë vendin e saj në këto komisione. I papranueshëm raporti burokratik mes Kuvendit dhe institucioneve tuaja. Shpresoj në një dimension të ri të këtyre marrëdhënieve.’- tha Spiropali.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRE SHQIPTARËT PARANDALUAN TRAGJEDINË NË ITALI/ Nderohen nga kryebashkiaku i Venecias
Previous article PUBLIKOHEN PAMJET/ Besi dhe Xhensila zyrtarisht të divorcuar, paraqiten në Gjykatë për seancën

s.autor

Postime të ngjashme

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT