• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOKUMENTE FALSE NGA SHQIPËRIA/ Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve në Angli. Zbardhet skema si vepronin
Home
Aktualitet
Kronikë

DOKUMENTE FALSE NGA SHQIPËRIA/ Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve në Angli. Zbardhet skema si vepronin

23 September, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Autoritetet britanike kanë vendosur në pranga 31 persona, duke shkatërruar një grup që trafikonte qenie njerëzore në Angli.

Operacioni i cili zgjati tre ditë, përfshiu një grup agjencish britanike të ligj-zbatimi në Irlandën e Veriut, dhe Britani, Agjencisë së Luftës Kundër krimit, NCA, forca të ndryshme policore britanike dhe partnerë ndërkombëtarë.

Aurorët e arrestuar e lehtësonin kalimin e emigrantëve për në Britaninë e Madhe përmes porteve dhe aeroporteve të Irlandës që kanë një zonë të përbashkët udhëtimi pa viza me Britaninë edhe pse nuk janë pjesë e zonës Shengen, por që emigrantët mund të hyjnë në Irlandë si vend i BE-së, në kësi rastesh me dokumente false.

Gjatë kontrolleve intensive oficerët sekuestruan 400 mijë stërlina dhe 10 dokumenta fallco në pikat e kalimeve kufitare dhe rrugë lidhëse në qytete, si Belfasti, Liverpuli, Luton apo Skocia.

Sipas disa hetimeve të kryera gjatë vitit 2023, kjo ‘skemë’ ndiqej shpesh herë edhe nga shqiptarë që kishin si destinacion final Britaninë. Ata merrnin taksi që kushtonin deri në 2,500 stërlina, që është më pak se kostoja e kalimeve me gomone.

Kjo shumë ishte përveç 300 apo 400 stërlinave të tjera për një dokument fals të blerë në Shqipëri. Mendohej që këto udhëtime kryheshin çdo ditë. Hulumtimet e gazetës britanike ‘The Telegraph’ zbuluan se shqiptarët bashkëpunonin me grupet kriminale irlandeze për ti organizuar fluturimet drejt Dublinit me dokumente false evropiane dhe më pas me taksistë irlandez që i çonin ata drejt Britanisë me tragetet që lidhnin Irlandën ose Irlandën e Veriut me portet britanike.

“Duhet të shkoni në Dublin. Ne kemi çmimin prej 2500 £ nga Dublini në Angli. Është 100 për qind i sigurt. Duhet të marrësh një ID të rreme europiane që të mund të shkosh lehtësisht në Dublin,” ka thënë një nga organizatorët e bandës, raporton gazeta britanike.

Ministrja britanike e Azilit dhe Sigurisë se Kufijve, Dame Angela Eagle, thotë se ky operacion ka qenë një sukses i madh dhe dërgon një sinjal të qartë se grupet e trafikantëve që shkelin ligjin do përballen me pasoja serioze.

Ndërkohë sipas disa statistikave të fundit ka shkuar në mbi 24 mijë vetë numri i të ardhurve këtë vit me gomone përmes La Manshit, ku 707 emigrantë kaluan vetëm ditën e shtunë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHTETI I BEKTASHINJVE/ Media franceze: Qëllimi i Ramës, të promovojë tolerancën fetare
Previous article EMRI/ Akuzohej se plagosi një sirian, gjykata shpall të pavlefshëm arrestimin e shqiptarit

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave Aktualitet

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave

ZJARRI NË MIRDITË/ Dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez Aktualitet

ZJARRI NË MIRDITË/ Dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez

E TRISHTË/ Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci Aktualitet

E TRISHTË/ Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT