• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EMRI/ Akuzohej se plagosi një sirian, gjykata shpall të pavlefshëm arrestimin e shqiptarit
Home
Aktualitet
Kronikë

EMRI/ Akuzohej se plagosi një sirian, gjykata shpall të pavlefshëm arrestimin e shqiptarit

23 September, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Arrestimi i shqiptarit Bektash Muka është shpallur i pavlefshëm nga një gjykatë malteze. Muka kishte rënë në pranga pasi akuzohej për plagosjen e një personi në Buġibba.

33 vjeçari, i cili jeton në Sliema, u akuzua ndër të tjera për bashkëpunim në plagosjen e një siriani.

Bektash Muka është i njohur për policinë, pasi akuzohet edhe për grabitjen e një argjendarie në Tignè në vitin 2017, ku mbetën të plagosur dy punëtorë. Ai u arrestua në vitin 2018, pas më shumë se një viti në arrati.

Sipas policisë, bazuar në dëshminë e të plagosurit, siriani raportoi se të premten pasdite ishte duke pirë një kafe dhe u sulmua nga tre burra që dolën nga një automjet i bardhë.

Policia tha se ka pamje nga kamerat e sigurisë që tregojnë se çfarë ka ndodhur, si dhe të cilat identifikojnë edhe targën e makinës së përfshirë në incident.

Ata shtuan se mbrëmjen e së shtunës një rreshter ka pikasur këtë makinë që drejtohej nga njëri prej personave që shihen në video, i cili u ndalua dhe u arrestua. Ai tha se ka rezultuar se ky është Bektash Muka, i cili është vënë në arrest.

Avokati i Mukës kontestoi vlefshmërinë e arrestit në një sërë pikash, duke përfshirë se Policia kishte një urdhër për arrestimin e personit në të cilin ishte regjistruar automjeti dhe i cili nuk është shqiptari Bektash Muka. Ai po ashtu argumentoi se fakti që arrestimi është bërë më shumë se 24 orë pasi ka ndodhur rasti, nuk plotëson një nen të ligjit që flet për arrestimin në kushtet e flagrancës.

E pyetur nga magjistratja Giannella Camilleri Busuttil, prokuroria tha se i akuzuari nuk ka shkelur kushtet e lirimit me kusht për një çështje tjetër.

Gjykata e shpalli të pavlefshëm arrestimin e Mukës. Shqiptari u deklarua i pafajshëm për akuzat. Gjykata pranoi kërkesën për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për sirianin dhe detyroi Bektash Mukën që të mos i afrohej apo kontaktonte në asnjë mënyrë me të.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOKUMENTE FALSE NGA SHQIPËRIA/ Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve në Angli. Zbardhet skema si vepronin
Previous article TRADHËTI DHE DEBATE/ Ndarjet e bujshme nga showbizzi shqiptar, nga Gert Vaso-Enada Hoxha, tek Luana Vjollca-Kreshnik Çoçaj

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave Aktualitet

ZJARRI NË KRUJË/ Nënkryetarja e bashkisë: Po punohet për neutralizimin e të gjitha vatrave

ZJARRI NË MIRDITË/ Dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez Aktualitet

ZJARRI NË MIRDITË/ Dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez

E TRISHTË/ Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci Aktualitet

E TRISHTË/ Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT