• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME E OKB/ Ministri Hasani: Të ndërtojmë një të ardhme ku gratë dhe vajzat fuqizohen, mund të krijojmë një botë më të drejtë
Home
Politikë

ASAMBLEJA E PËRGJITHSHME E OKB/ Ministri Hasani: Të ndërtojmë një të ardhme ku gratë dhe vajzat fuqizohen, mund të krijojmë një botë më të drejtë

22 September, 2024 s.autor Politikë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka shkuar në Nju York, për të qenë pjesë e një sërë aktivitetesh, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ministri Hasani pritet të firmosë disa marrëveshje për liberalizimin reciprok të vizave, në funksion të forcimit të pasaportës shqiptare në botë, një prej angazhimeve kryesore të kryediplomatit shqiptar, që prej marrjes së mandatit si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Gjithashtu, Ministri Igli Hasani do të ketë takime dypalëshe me Ministrat e Jashtëm të Azerbajxhanit, Bullgarisë, Egjiptit, Gjeorgjisë, Kazakistanit, Maltës, Marokut, Mongolisë, Turkmenistanit, Qipros etj.

Gjatë javës së nivelit të lartë, Shqipëria, përmes Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme do të organizojë dhe drejtojë disa takime, në cilësinë e anëtares së OKB-së por edhe të kryesueses së nismave rajonale si: Karta e Adriatikut, Nisma e Evropës Qendrore dhe Procesi i Bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore.

Java e nivelit të lartë nisi dje me takimin “Beijing+30: drejt një bote me barazi gjinore”, mbajtur në Nju York, ku Ministri Hasani nënvizoi politikat e qeverisë shqiptare që nxisin angazhimin kuptimplotë të grave në jetën publike.

“Le të ndërtojmë një të ardhme ku gratë dhe vajzat fuqizohen për të përmbushur potencialin e tyre dhe për të kontribuar në mënyrë domethënëse në përmirësimin e shoqërisë. Së bashku, ne mund të krijojmë një botë më të drejtë, më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë”.

Prioritetet e Shqipërisë, gjatë sesionit të 79 të Asamblesë të Përgjithshme të OKB-së do të jenë në përputhje me kontributin e dhënë gjatë periudhës së anëtarësimit në Këshillin e Sigurimit (2022-2023) dhe përfshijnë promovimin e multilateralizmit, mbështetjen për Axhendën 2030 dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMET BRENDA RUSISË ME RAKETA AMERIKANE/ Çelësi i planit të Ukrainës për t’i dhënë fund luftës
Previous article OPERACIONI "SILVER"/ Bizhuteri kontrabandë, policia aksion në argjendaritë e Tiranës

s.autor

Postime të ngjashme

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne Politikë

PËRFUNDON TAKIMI I PS NË TIRANË/ Protestuesit thirrje pjesëmarrësve: Bashkohuni me ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT