• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
LUFTA/ Hezbollah konfirmoi vrasjen e një komandanti, mbi 30 të vdekur nga sulmi izraelit në Bejrut
Home
Nderkombetare

LUFTA/ Hezbollah konfirmoi vrasjen e një komandanti, mbi 30 të vdekur nga sulmi izraelit në Bejrut

21 September, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Numri i të vdekurve si pasojë e sulmit izraelit në kryeqytetin e Libanit, Bejrut ka shkuar në mbi  30, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e Libanit. Mes të vrarëve raportohet se janë edhe tre fëmijë. Sulmi ajror i së premtes, në një ndërtesë shumëkatëshe, kishte objektiv një prej komandantëve kryesorë të grupit Hezbollah, Ibrahim Aqil. Duke konfirmuar vdekjen e tij, grupi i armatosur libanez e quajti atë si një nga udhëheqësit e mëdhenj xhihadistë.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite,  admirali Daniel Hagari, tha se sulmi vrau komandantin e Forcës elitare Radwan të Hezbollahut dhe 10 operativë të tjerë të këtij grupi. Hagari tha se ata ishin mbledhur në strehat nëntokësore duke u fshehur mes civilëve libanezë, të cilët i përdornin si mburoja njerëzore. Ai pretendoi se grupi i armatosur po planifikonte të depërtonte në komunitetet izraelite dhe të vriste civilë të pafajshëm. SHBA e kishte shpallur në kërkim komandantin e Hezbollahut, i njohur gjithashtu me emrin Tahsin.

Vitin e kaluar, për të shënuar 40-vjetorin e bombardimit të Ambasadës amerikane në Bejrut, Departamenti amerikan i Shtetit kishte vendosur një shpërblim prej 7 milionë dollarësh për këdo që jepte informacione për komandantin libanez, që u vra të premten nga Izraeli. SHBA e ka akuzuar Akilin për përfshirje në sulmin e ambasadës në vitin 1983, ku u vranë 63 persona si dhe për bombardimin e kryer nga Hezbollahut në kazermat e Marinës në Bejrut, që po atë vit vrau 241 persona, staf amerikan.Sulmi izraelit i së premtes është cilësuar si ndër më vdekjeprurësit në kryeqytetin libanez Bejrut, pas shpërthimit të koordinuar të pajisjeve të komunikimit të anëtarëve të Hezbollahut, që la dhjetëra të vrarë e mijëra të plagosur në fillim të javës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E DY GRAVE NË AUSTRALI/ Arrestohet pas shumë vitesh autori i dyshuar në Itali
Previous article "SHQIPËRIA ME MIKROSHTET MYSLIMAN"/ Rama për New York Times: Krijojmë “Vatikanin e Bektashinjve”, promovojmë tolerancën fetare

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT